Vitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar 1.7 milionë turistë

Ministri i Turizmit Gvozedenoviç tha se viti 2015 ka qenë sezoni më i mirë ndonjëherë në Mal të Zi.

Malin e Zi në vitin 2015 e kanë vizituar një milionë e 700 mijë turistë, ndërsa qarkullimi i realizuar nga turizmi gjatë vitit të kaluar arrin në rreth 800 milionë euro. Këtë sot e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm i Malit të Zi Branimir Gvozedenoviç.

Ministri Gvozedenoviç tha se viti 2015 ka qenë sezoni më i mirë ndonjëherë në Mal të Zi.

“Para vitit 2015, ishte viti 1986 kur kemi patur një milionë e 200 mijë turistë. Qarkullimi i realizuar nga turizmi është rreth 800 milionë euro”, tha Gvozedenoviç.

Artikulli paraprakKompania gjermane Wintershall dhe Irani memorandum për studimet rreth naftës
Artikulli tjetërRënie industriale në Eurozonë pas fillimit të vrullshëm