Rënie industriale në Eurozonë pas fillimit të vrullshëm

Eurostat raporton se rënia është në përputhje me pritjet dhe se kryesisht është shkaktuar nga rënia e madhe në prodhimin e mallrave jo të qëndrueshëm të konsumit dhe të energjisë.

Shifrat zyrtare tregojnë se prodhimi industrial në 19 vendet që përdorin euron si monedhë kanë shënuar një rënie mujore prej 0.8 përqind në muajin shkurt. Por, në saj të fillimit të fortë pritet që sektori industrial megjithatë të ketë rritje të tremujorshit në krahasim me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurostat raporton se rënia është në përputhje me pritjet dhe se kryesisht është shkaktuar nga rënia e madhe në prodhimin e mallrave jo të qëndrueshëm të konsumit dhe të energjisë. Katër ekonomitë më të forta të Eurozonës, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, kanë shënuar rënie mujore.

Artikulli paraprakVitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar 1.7 milionë turistë
Artikulli tjetërShqipëria ‘Kjo perlë që nuk e kemi njohur’