Fabrika e prodhimit të karbonatit të litiumit në objektet e minierave Eti të vendosura në Kirka të rrethit Seyitgazi të Eskisehirit do të hapet sot me një ceremoni zyrtare.
Fabrika e prodhimit të karbonatit të litiumit në objektet e minierave Eti të vendosura në Kirka të rrethit Seyitgazi të Eskisehirit do të hapet sot me një ceremoni zyrtare.
Litiumi, i cili përdoret në bateritë e të gjitha makinave elektrike, celularëve, automjeteve elektrike dhe pajisjeve me energji elektrike, e që do të përdoret veçanërisht nga Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG), do të prodhohet në vend nga bori për herë të parë në Turqi.
Hapja zyrtare e objektit, ku do të prodhohen 10 tonë litium në vit, do të bëhet sot me një ceremoni të organizuar, në të cilën do të marrë pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan me videokonferencë dhe ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez.
Planifikohet që kapaciteti i prodhimit i objektit të arrijë deri në 600 tonë në vit.