Eksporti i peshkut açuga i ka sjellë Turqisë në dy muaj 1,7 milionë dollarë të ardhura.
Në periudhën 1 shtator-7 nëntor Turqia ka eksportuar 376 mijë e 970 kg açuga në 16 vende.
Të ardhurat nga eksporti në këtë periudhë janë 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar dhe kanë kapur shifrën e 1 milionë e 735 mijë e 352 dollarëve.
Në bazë të sasisë eksporti i açugas, në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonin e kaluar, është rritur me 26%, kurse në bazë të vlerës është rritur me 13%.
Tre vendet e para në eksportin e açugas turke i zënë Franca, Belgjika dhe Italia.
Këtë sezon açuga ka nisur ti shitet edhe Gjermanisë, Suedisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Afganistanit, vende tek të cilat nuk ka pasur eksport në sezonin e kaluar.