Turqia, ndër vendet më të preferuara të turistëve gjermanë për pushimet e 2018-s

Sipas kompanisë TUI, një prej operatorëve turistikë më të famshëm të Gjermanisë, Turqia është renditur në mesin e vendeve më të preferuara të turistëve gjermanë për pushimet e vitit 2018…

 

Turqia është renditur në mesin e vendeve më të preferuara të turistëve gjermanë për pushimet e vitit 2018.

Siç bën të ditur kompania TUI, një prej operatorëve turistikë më të famshëm të Gjermanisë, rezervimet e bëra për të kaluar pushimet në Turqi në fillim të sezonit turistik janë rritur me 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në komunikatën e TUI-t theksohet se vetëm në kapacitetin e pasagjerëve për fluturimet, të cilat do të realizohen drejt Antalias në periudhën maj-tetor 2018, do të ketë një rritje me 100.000 persona; ndërkohë që nga qytetet Hamburg, Hanover, Frankfurt, Lajpcig, Dyseldorf, Këln, Nuremberg, Munih dhe Shtutgart të Gjermanisë do të organizohen më shumë fluturime drejt Turqisë.

Sipas kompanisë turistike në fjalë, numri i qytetarëve gjermanë që planifikojnë të shkojnë për pushime në Tunizi është rritur me 125 për qind, ndërsa i atyre që ka bërë rezervime për në Egjipt me 58 për qind. Tajlanda dhe Maldivet renditen në krye të preferencave të turistëve gjermanë për Lindjen e Largët, ndërsa Xhamajka udhëheq listën e vendeve Karaibe.

“Dëshira e gjermanëve për të shëtitur është shumë e madhe. Ata duan të shëtisin dhe të njohin vendet e tjera. Këtë do ta shohim edhe gjatë këtij sezoni veror. Rezervimet për verën e 2018-s janë që tani në një nivel të kënaqshëm”, u shpreh drejtori turistik i TUI-t, Stefan Baumert.

Artikulli paraprakWall Street Journal: Princi Alwaleed bin Talal mund ta blejë lirinë me 6 miliard dollarë
Artikulli tjetërXhanikli: Tanku turk Alltaj ndeshet me kërkesën e madhe të tregut të huaj