Turqia do të bëhet qendër botërore e prodhimit të automobilave

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se Turqia do të bëhet qendra e prodhimit të dy gjigandeve botërorë të automobilistikës.

Në përgjigje të pyetjeve mbi aktualitetin në një kanal privat, Zejbekçi tha se objektivi i qeverisë është që ta mbajë raportin e papunësisë në nivelin njëshifror. Të njëjtin objektiv kemi edhe për inflacionin, për ta ulur deri në fund të 2017-s në një shifër, shtoi ai.

“Me ndikimin bazë, rritja ekonomike në tremujorit të tretë mund të jetë mbi 7,5%”, tha ministri Zejbekçi, duke shtuar se presin që në fund të vitit të bjerë në një nivel të arsyeshëm edhe inflacioni, pra të jetë njëshifror.

Kurse në lidhje me prodhimin e automobilit vendor ministri i Ekonomisë tha: “Kemi zhvillime të rëndësishme, kur të jenë qartësuar gjërat do ti bëjmë publike. Planifikojmë që në sektorin automobilistik të bëhemi qendër prodhuese e dy gjigandeve botërore. Për t’u bërë një ekonomi efektive, duhet të shndërroheni edhe në një qendër financiare”.

Artikulli paraprakIndustrialistët turq në Shqipëri, identifikohen rrugët për investime strategjike
Artikulli tjetërNdërtohen 170 kilomtera të preojektit “Rrjedha Turke”