Ballina Lajme Ndërtohen 170 kilomtera të preojektit “Rrjedha Turke”

Ndërtohen 170 kilomtera të preojektit “Rrjedha Turke”

Rreth 170 kilometra të projektit nga gjithsej 900 kilometra të gjatë, që fillon nga bregu i Detit të Zi të Rusisë, tani është përfunduar

ANKARA (AA) – Rreth 19 për qind e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” është ndërtuar, deklaroi të premten Aleksandar Novak, ministri rus i Energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Novak, këtë e bëri të ditur në fjalimin e tij të mbajtur në Panairin Ndërkombëtar të Izmirit, ku theksoi se projekti “Rrjedha Turke” synon të rrisë sigurinë e energjisë për Turqinë dhe Bashkimin Evropian.

Ndërtimi i seksionit të nëndheshëm të tubacionit të gazit filloi në maj në Detin e Zi, në bregun e Detit të Zi të Rusisë. “Më shumë se 170 kilometra të tubacionit është përfunduar”, citohet Novak nga agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

Tubacionet e “Rrjedhës Turke” do të fillojnë nga qyteti rus Anapa në bregun e Detit të Zi dhe do të vendosen në një rrugë 900 kilometrash nën Detin e Zi për të arritur në rajonin e Thrakës të Turqisë përgjatë bregut të Detit të Zi.

“Rrjedha Turke” do të dërgojë gazin rus në Turqi me njërën nga linjat e saj. Linja e dytë e projektit do të shpërndajë gazin rus në Evropën Jugore dhe juglindore.

Kapaciteti total i sistemit të tubacionit të dyfishtë është parashikuar të jetë 31.5 miliardë metra kub.

 

Artikulli paraprakTurqia do të bëhet qendër botërore e prodhimit të automobilave
Artikulli tjetërKoment – Ballkani Perëndimor pret më shumë investime nga Turqia