Turqi – Vazhdon të rritet indeksi i besimit ekonomik

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) indeksi i besimit ekonomik në maj 2017 është rritur me 1,1%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar të dhënat në lidhje me treguesin e besimit në ekonomi për muajin maj 2017.

Sipas të dhënave të TUIK-ut në maj indeksi i besimit ekonomik është rritur nga niveli i mëparshëm 99,5 në 100,5 pikë përqindje, duke u përmirësuar me 1,1% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Përmirësimi në treguesin e besimit ekonomik erdhi si rezultat i rritjes së indekseve të besimit në sektorët e konsumit, shërbimeve, tregtisë me pakicë dhe në sektorin e ndërtimit.

Artikulli paraprakDeri në 2019-n Turqia do të ketë gati modelin e automobilit vendor
Artikulli tjetërTOBB i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Erdoanit, hidhet hapi i parë për automobilin vendor