Turqi, prodhimi industrial shënon rritje të konsiderueshme

ANKARA (AA) – Prodhimi industrial i Turqisë në muajin shtator ka shënuar rritje në të gjitha parametrat, tregojnë të dhënat e raportit të cilin e ka publikuar Enti për Statistika i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas indeksit të përshtatur kalendarik dhe sezonal, prodhimi industrial në shtator është rritur për 10.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prodhimi industrial i shtatorit lidhur me këtë indeks është 0.6 për qind më i lartë edhe se prodhimi i realizuar në muajin gusht të këtij viti.

Paralelisht me këtë, prodhimi industrial i Turqisë sipas indeksit të paparashikuar në muajin shtator është rritur për 13.4 për qind në krahasim me prodhimin e realizuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Anketa e pritshmërisë në prodhimin industrial të cilin e realizoi zyra e AA Finans parashihte rritje të prodhimit prej 10.5 për qind.

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë që prodhimi industrial turk në nivel vjetor të shënojë rritje prej shtatë për qind sipas indekseve të parashikuara.

Artikulli paraprak“Turqia mund të përfitojë 1.5 miliardë dollarë në vit nga golfi”
Artikulli tjetërTurqia prodhon kamera që identifikojnë minat e kurthuara