TURQI, NË MAJ PRODHIMI INDUSTRIAL U RRIT ME 17,4% NË BAZË MUJORE

Të hënën Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) ka publikuar të dhënat për indeksin e prodhimit industrial për muajin maj.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) rritja e prodhimit industrial në muajin maj, e korrigjuar nga ndikimet kalendarike, ka rezultuar 17,4% më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm (prill 2020) dhe 19,9% më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar (maj 2019).

Po të analizojmë nënsektorët industrialë për periudhën në fjalë (maj 2020) rritja e sektorit të industrisë prodhuese ka rezultuar 19,3%; e indeksit të sektorit të minierave dhe guroreve 4,5%; dhe indeksi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur me 4,9%.

Prodhimi industrial konsiderohet një tregues jetësor për ekonominë, pasi shihet si një matës paraprak për rritjen e PBB-së.

Artikulli paraprakNga 100 dyqane të mbyllura të Apple, 92 janë në SHBA
Artikulli tjetërJACK MA UL SHUMËN E AKSIONEVE NË ALIBABA, I SHET PËR 9.6 MILIARDË DOLLARË