Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së, për shkak të kufizimeve të udhëtimit gjatë 10 muajve të parë të vitit udhëtimet ndërkombëtare ranë me 72 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019.
Sektori botëror i turizmit kaloi sivjet vitin më të keq në histori për shkak të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së, gjatë 10 muajve të parë të vitit udhëtimet ndërkombëtare kanë pësuar një rënie me 72 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019 për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
Numri i turistëve ndërkombëtarë që kanë udhëtuar në periudhën janar-tetor 2020 ka qenë 900 milionë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Një rënie kaq e madhe ka ndodhur për shkak të kufizimeve (të Covid-19) dhe ndikimit të besimit të ulët të konsumatorit.
Ndërsa humbjet llogariten në 935 miliardë dollarë, 10 herë më shumë se humbjet e regjistruara në vitin 2009 për shkak të ndikimit të krizës ekonomike globale.
Organizata Botërore e Turizmit vuri në dukje se këtë vit (2020) turizmi botëror është kthyer në shifrat e vitit 1990.
Në krye të rajoneve që janë prekur më shumë nga turizmi këtë vit për periudhën janar-tetor qëndrojnë: Azi-Paqësori me 82%, Lindja e Mesme me 73%, Afrika me 69%, kurse në Evropë dhe Amerikë rënia është përcaktuar me 68%, gjithnjë sipas të dhënave të organizatës.