Treni me hidrogjen nis rrugëtimin në Gjermani

Për herë të parë në botë është në lëvizje në Bremervörde treni i parë me teknikën e hidrogjenit për pasagjerët, që ka zëvendësuar lokomotivën me naftë. Një lajm i mirë, por e ardhmja e një treni ekoligjikisht të pastër duhet të presë.

Linja e trenit rajonal mbërrin në një qytet verior gjerman. Brenda në tren pasagjerët nuk vërejnë asnjë ndryshim. Një tren i tillë do të kërkonte 800 litra naftë.

Megjithatë, hidrogjeni nuk është ende ekologjik. Ai prodhohet në një fabrikë të përpunimit të fosileve. Por, kjo pritet të ndryshojë shpejt me investimet e parashikikuara nga Gjermania.

Treni nga fabrika franceze, është prodhuar nga një inxhiner gjerman, ndërsa pjesë të ndryshme të tij janë prodhuar në vende të ndryshme, duke e bërë atë një produkt ndërkombëtar.

Treni vijon të qarkullojë në rrugë testimi aktualisht dhe është treni i parë me hidrogjen që prodhohet në masë, duke nisur rrugëtimin e tij të parë në Gjermani./DW

Artikulli paraprakBie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Artikulli tjetërQASJA SITUACIONALE E LIDERSHIPIT