“Trafiku global i linjave ajrore në 2022 do të jetë 70 për qind në nivelin para pandemisë”

“Shtrëngimi i kufizimeve të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron mund të vonojë rikuperimin”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut “Fitch Ratings”

Trafiku global i linjave ajrore pritet t’i afrohet 70 për qind të niveleve para pandemisë në vitin 2022, njoftoi të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut “Fitch Ratings”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithëse rimëkëmbja do të ndryshojë ndjeshëm sipas rajonit, çdo shtrëngim i kufizimeve të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron mund të vonojë rimëkëmbjen, tha “Fitch Ratings”.

Agjencia e vlerësimit vuri në dukje se trafiku global i linjave ajrore mund të mos rikuperohet plotësisht deri në fund të vitit 2023.

“Varianti i ri me gjasë nuk do të jetë i fundit ndërsa shqetësimet periodike rreth mutacioneve të virusit do të jenë të pranishme në industrinë për disa vite. Ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit janë një pengesë për rimëkëmbjen e sektorit të aviacionit dhe mund të përkeqësohen nga shpërthimet e reja pandemike”, tha “Fitch Ratings”.

Agjencia tha se përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka bërë që rimëkëmbja e sektorit global të aviacionit të mbetet e prekshme për shkak të rinovimit të kufizimeve të udhëtimit. /AA/

Artikulli paraprak8 gjërat e jashtëzakonshme që shefat u thonë vazhdimisht punonjësve të tyre
Artikulli tjetërWhatsApp prezanton një ndryshim të madh: Ka të bëjë me fshehje të një informacioni