WhatsApp prezanton një ndryshim të madh: Ka të bëjë me fshehje të një informacioni

WhatsApp do të prezantojë së shpejti një veçori të re që do t’ju lejojë ta fshihni automatikisht informacionin për herën e fundit që keni vizituar një shërbim popullor chat, nga njerëzit me të cilët nuk keni biseduar kurrë, shkruan The Verge.

Deri më tani, ky opsion ishte vendosur fillimisht në mënyrë që të gjithë ta shohin automatikisht këtë informacion, dhe tani ai është i kufizuar në ato që keni shtuar.

“Do ta bëjmë të vështirë për njerëzit që nuk e njohin njëri-tjetrin të shohin informacione rreth pranisë në internet”, ishte deklarata e bërë nga WhatsApp.

Opsioni që vetëm kontaktet e shohin aktivitetin e fundit ishte i disponueshëm më parë, por nuk u aktivizua automatikisht. Gjithashtu, ekziston një opsion që askush nuk e sheh kur keni qenë aktiv për herë të fundit, i cili, nëse dëshironi, gjithashtu duhet të selektohet.

Ky nuk është i vetmi ndryshim që po shqyrtohet. Në whatsApp, aktivitetet do të mund të fshihen nga disa kontakte dhe është paralajmëruar prezantimi i mesazheve që fshihen automatikisht.  /kallxo/

Artikulli paraprak“Trafiku global i linjave ajrore në 2022 do të jetë 70 për qind në nivelin para pandemisë”
Artikulli tjetërStresi dhe paratë/ Studimi: 30% e njerëzve pësojnë goditje në tru dhe atak në zemër prej dy faktorëve