Toshiba bashkohet me fushatën e përdorimit të lirës turke

Presidenti Erdoan kundër luhatjeve spekulative në kursin e këmbimit valutor, i bën thirrje shpesh herë botës si biznesit dhe popullit për të përforcuar monedhën kombëtare.

Thirrja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të këmbyer valutën me lirën turke, vazhdon të pasqyrohet gjerësisht edhe tek populli ashtu edhe tek bota e biznesit.

Thirrjes për përdorimin e lirës turke i ka ardhur mbështetje edhe nga gjigandi japonez i teknologjisë, Toshiba.

Drejtori Ekzekutiv i Toshibës për Turqinë, Hiroshi Tani tha se mbështesin Turqinë dhe lirën turke dhe në tenderët e sektorit privat filluan të përdorin lirën turke.

“Ne edhe më parë në tenderët e brendshme merrnim pjesë me lirën turke. Por pas thirrjes së bërë, edhe në sektorin privat, nëse vjen kërkesë nga klientët, e japim çmimin në lira turke. Ne si Toshiba mbështesim lirën turke” tha Hiroshi.

Presidenti Erdoan kundër luhatjeve spekulative në kursin e këmbimit valutor, i bën thirrje shpesh herë botës si biznesit dhe popullit për të përforcuar monedhën kombëtare.

Ekonomistët parashikojnë një lehtësim në lirën turke në periudhën në vijim.

Propozimi i Erdoanit për përdorimin e monedhës kombëtare në tregtinë me vendet e tjera është pritur pozitivisht nga Rusia, Irani dhe Kina.

Irani dhe Rusia ranë dakord për përdorimin e monedhës vendore në tregtinë reciproke.

Artikulli paraprakLigji që zhvillon ‘Trepçën’
Artikulli tjetër260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi