7. Thirrja personale për t’u zgjuar
Nëse njeriu i kontrollon shprehitë dhe sjelljet e tij negative, ai do të vërejë se këto gjëra nuk janë zhvilluar brenda një vakumi.
Shprehitë dhe sjelljet e tilla negative vijnë nga konceptet, perceptimet dhe besimet e ngulitura fortë. Nëse një person i kontrollon besimet e tij, ai do të kuptojë se ato thjesht janë shndërruar në mendësi të tij. Për shkak të mungesës së diturisë dhe të të kuptuarit konceptet dhe mendimet e tilla të gabuara janë shndërruar në rregulla të fshehura, ose në bazë intelektuale për sjellje negative.
Për shembull shohim një të ri, i cili kërkon diçka për të nxjerrë në pah fudullëkun e rinisë së tij dhe ekzistencës së tij dhe e gjen kritikën si mjet për të tërhequr vëmendjen. Ai kritikon pothuajse çdo gjë që e dëgjon ose e sheh. Ai as nuk shqetësohet fare se çfarë thotë dhe kujt i drejton kritikën. Me kalimin e kohës, i riu harron shkakun që e kishte shtyrë për të kritikuar dhe kritika ekstreme bëhet njëra nga shprehitë e tij negative. Në realitet një shprehi e tillë negative mund t’i shkaktojë shumë dëm, fjalosje dhe grindje me të tjerët. Sikur një person i tillë të mësonte nga fillimi se rëndësia dhe tërheqja e vëmendjes së të tjerëve duhet të arrihet nëpërmjet mënyrave të pranueshme si për shembull, nëpëmjet sukseseve personale, bërjes së të mirave për të tjerët etj., ai nuk do të bëhej një kritikues negativ.
Një shembull tjetër mund të jetë një nxënës i shkollës së mesme, i cili mban mendimin se: “Unë nuk jam i interesuar të marrë diplomë të shkollës së mesme për të treguar sa jam i ditur, mirëpo nuk dëshiroj që njerëzit të më konsiderojnë të pashkollë. As nuk kam ndërmend të studioj në një universitet.”
Një nxënës tjetër beson se ai madje nuk ka nevojë as per diplomën e shkollës së mesme, sepse planifikon të punojë në dyqanin e babait të tij. Prandaj, ky nxënës është i interesuar vetëm të kalojë vitin dhe madje edhe kur nuk arrin ta kalojë, nuk merakoset nëse e përsërit. Një nxënës i tillë maksimumi që merr është nota 2 në të gjitha lëndët. Në anën tjetër, babai i tij mund ta mbyllë dyqanin.
Për shkak të suksesit të dobët të tij, ai do të detyrohet të kërkojë një punë të ulët. Ai nuk do të pranohet në ndonjë universitet, e as nuk do të gjejë një vend të përshtatshëm të punës. Nëse ky nxënës nuk do t’i nënshtrohej ideve të tilla dhe koncepteve të gabuara dhe do të kërkonte nota më të larta, ai do të kishte zgjedhjen midis studimit në universitet dhe gjetjes së një pune me pozitë të ulët dhe sigurisht se ai do të zgjidhte të vazhdonte studimet.
Ndikimi i besimeve të ngulitura te njeriu në sjellien e tij është më i madh sesa dëshirojmë ta pranojmë.
Njeriu është një krijesë mendimtare, prandaj ne duhet t’i kushtojmë vëmendje ideve dhe koncepteve në të cilat besojmë në jetën tonë personale.
8. Nuk ka ndryshim pa vendosmëri
Ekzistojnë shumë këshilla lidhur me metodat, mënyrat dhe mietet që na ndihmojnë të ndryshojmë gjendjen tonë.
Motivet për ndryshim janë gjithashtu të shumta dhe të lloj-llojshme. Megjithatë, tërë kjo mbetet e pakuptimtë dhe me përfitim të vogël nëse nuk ka vullnet të fortë, vendosmëri dhe motivim për të implementuar atë dhe asnjë rezultat i prekshëm nuk pritet të arrihet.
Ky fakt është i njohur për njerëzit, të cilët vuajnë nga trashësia. Një person i trashë mund të njohë dhjetëra metoda që e ndihmojnë në humbjen e peshës, duke përfshirë edhe qindra këshilla të dobishme mjekësore, mirëpo pa vullnet të fortë, kontroll dhe vendosmëri për të pakësuar ngrënien dhe për t’iu përmbajtur disa këshillave, të gjitha metodat e tilla janë të pafrytshme. Pa dyshim, ne ende vërejmë një deshirë të vogël për ndryshim te shumica e njerëzve. Por problemi qëndron te mungesa e entuziazmit për të bërë ndonjë përpjekje drejt ndryshimit. Besoj se kjo ndodh për shkak të disa ideve negative,
ndryshimit në prioritetet e njeriut dhe gjendjes së depresionit në të cilën ai ose ajo gjendet. Disa njerëz mendojnë se nuk ka dobi në çfaredo që bëjnë për të humbur peshe. Keshtu, ata e humbin vendosmërinë ende pa i shkuar punës deri në fund. Zgjidhja e këtiJ problemi është të kujtohet rëndësia e asaj që po perpiqen të arrijnë dhe lumturia që do ta gëzojnë kur të arijnë atë. Ata gjithashtu duhet të kujtojnë shumë mirësi dhe begati që momentalisht i kanë dhe i gëzojnë, si dhe shumë suksese që kanë arritur deri tani në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës. Pastaj duhet të ndalen dhe të mendojnë thellë për përpjekjet e tyre për ndryshim me qëlim që të kuptojnë arsyet për deshtim, që ti ndryshojnë ato sjellje që mendojnë se duhet t’i ndryshojnë.
9. Përqendrohu në një gjë
Ky parim ndoshta duhet të përmendet kur të flasim për metodat dhe mënyrat e ndryshimit. Megjithatë, zgjodha të flas për të më herët
për shkak të rëndësisë së tij të jashtëzakonshme.
Njeriu ka prirje të hutohet kur të ballafaqohet me shumë kërkesa ose kur duhet të kujdeset për shumë gjëra përnjëherë. Këtë e shprehu një shok i të Dërguarit a.s. kur i tha: “O i Dërguar i Allahut,
ligjet Islame janë të shumta, më thuaj një vepër që të mos e lë asnjëherë”
I Derguari a.s. i tha: “Le të jetië gjuha jote gjithmonë e lagur me pëmendjen e Allahut”. Kjo na mëson artin e përzgjedhjes, sepse ne nuk mund t’i kryejmë të gjitha punët me efikasitet të lartë në të njëjtën kohë.
Njeriu shpesh ndien se duhet ti përmirësojë raportet me kolegë dhe miq dhe gjithashtu ndien se duhet të kalojë më tepër kohë me familjen e tij. Për më tepër, ai ndien se duhet gjithashtu të kujdeset për shëndetin, punën dhe madje shtetin e tij. Ekzistojnë shumë çështje që presin ndryshim dhe përmirësim, megjithatë koha është e limituar, sikurse edhe energjia. Veprimi më i mirë është të merret vendim për kryerjen e një gjëje më të rëndësishme ose më urgjente në një kohë dhe të ndryshohet ajo duke i kushtuar věmendjen më të madhe. Duke vendosur prioritetet, njeriu mund të përmirësojë gjendjen e tanishme, derisa kjo të bëhet praktikë e tij normale; pastaj hidhet hap tjetër për përmirësimin dhe ndryshimin e shprehisë tjetër të keqe. Një njeri që dëshironte të ndryshonte vetveten tha: “Dëshiroj të mos merrem me gjëra të kota për tre muaj. Gjithashtu dëshiroj të mos i frikësohem ndryshimit, të ecë më tepër, të jem më tepër optimist etj.” Njeri prej shokëve të tij, si në tallje, i tha: “A do të arrish të bësh paqen globale me këto gjëra që po i bën?
10. Veshtirësitë fillestare
Lirisht mund të themi se nuk ka asnjë fillim të lehtë. Me rëndësi është të dimë se çfarë do të bëjmë çdo ditë. Zakonisht, ne jemi të mësuar dhe jemi rehat me shprehitë dhe praktikat tona të përditshme. Natyrisht se ne besojmë që gjërat të cilat nuk kanë ndonjë ndikim pozitiv ose domethënës nuk do të zgjasin shumë në jetë. Kjo në përgjithësi e konfirmon faktin se njeriu nuk i pranon ndryshimet me lehtësi. Për shembull, njoh shumë njerëz të cilët punojnë në punë shtetërore ose në kompani private, mirëpo të njëjtit kanë dëshirë të madhe të lënë punët e tyre dhe të hapin biznese private. Megjithatë, këta individë ngurrojnë kur është fjala për të marrë një vendim të prerë. Ata besojnë se suksesi i projektit nuk është i garantuar. Për më tepër, ata besojnë se mund t’i humbin rrogat e tyre, akomodimin, sigurimin shëndetësor dhe ndoshta prestigjin që e kanë fituar nga vitet e gjata të përvojës. Mund edhe të ndodhë që ata ti humbin ato merita dhe përftime. Një humbje e tillë(ose frika nga humbja) e rethon me frikë dhe shqetësime kalimin nga një status në tjetrin.
Atë që dua ta potencoj këtu është: marrja e një vendimi të tillë të madh, me rezultate të garantuara, është i pamundur pa hyrë në disa
rreziqe. Ne duhet të jemi të gatshëm të sprovohemi me rrezik deri në një masë. Duhet të bëjmë përpjekjet më të mira për të studiuar
situatën mirë, të konsultohemi me ekspertë besnikë, të marrim këshilla nga njerëz të sinqertë, të cilët mund të jenë në fushën e njëjtë, të kërkojmë vendimin më të mirë nëpëmjet namazit të istihares, duke ia besuar të gjitha çështjet Allahut. Duhet të sigurohemi të mos i anashkalojmë dy gjëra: e para, rezultatet dhe sukseset e mëdha janë gjithmonë të lidhura me përmasat e rrezikut që marrim. Së dyti, të mbeturit në zonën e errët të ngurrimit, pasigurisë dhe pavendosmërisë, duke mos ndërmarrë asnjë veprim, është më i rrezikshëm sesa ndërmarrja e veprimeve me trimëri dhe guxim.
Pyetja e vlefshme këtu është: kur fillojmë ndryshimin, sa kohë duhet të mbetemi në fazën fillestare dhe kur mund të themi se kemi arritur
pikën e pakthimit dhe se situata e re e mori nën kontroll të vjetrën me vendosmëri dhe forcë?
Duhet të themi se fllimi i një ndryshimi të ri është sikur hapja e një rruge nëpër një mal të thepisur dhe të lartë. Për të arritur atë, njeriu duhet të jetë i përgatitur mendërisht dhe plotësisht për atë që ka ndërmend ta bëjë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për punën që e pret si dhe kohën që i duhet për ta mbaruar atë. Disa njerëz, ndonëse të arsimuar, mendojnë se një person mund të ndryshojë pas leximit të një libri, pas pjesëmarrjes në një kurs ose pas dëgjimit të një ligjërate nga një ligjërues i famshëm. Të tjerët mund të thonë se ndryshimi i shprehive të këqija dhe eliminimi i tyre kërkon një javë kohë. Të gjitha këto janë të ngjashme me shprehjet: Flisni anglisht për shtatë ditë ! Ka edhe të tjerë që thonë se duhen njëzet e një ditë për të hequr qafe një shprehi të keqe dhe për ta zëvendësuar atë me një të mirë. Këta autorë përmendin një listë të studimeve, hulumtimeve dhe eksperimenteve praktike për të vërtetuar pretendimet e tyre. Po ashtu, ka edhe të tjerë që thonë se ndryshimi ka nevojë për një periudhë që ndryshon midis gjashtë deri në nëntë muaj, sipas raporteve të publikuara nga psikiatri.
Unë personalisht besoj, se kohën mund t’ia caktojmë vetëm një gjëje që mund të matet. Si mund të maten shprehitë psikologjike?
Ndoshta caktimi i periudlhës së lënies së një shprehie të keqe varet nga shprehia e mirë që do ta zëvendësojë. Nëse një person e pranon shprehinë e mire per të dhe e pranon atë me zemër, atëherë periudha e ndryshimit do të jetë e shkurtër. Njoh shumë njerëz që më parë e kanë pirë çajin me sheqer ndërsa pastaj kanë filluar ta pinë pa sheqe, duke u mësuar me këtë brenda një periudhe të shkurtër.
Mëvonë, atyre nuk u pëlqente pirja e çajit me sheqer. Të tjerët bënë shprehi të zgjoheshin për namazin e sabahut brenda një periudhe të shkurtër dhe ndien ëmbëlsirën shpirtërore të komunikimit me Allahun e Madhërishëm, Zotin e tyre, gjatë asaj kohe të bekuar dhe në këtë mënyrë janë mësuar të zgjohen rregullisht në atë kohë. Kjo praktikë pastaj u bë shprehi e rregullt e atyre individëve.
Nganjëherë, kur individët e tillë nuk mund të zgjohen për ndonjë arsye që të komunikojnë me Allahun në këtë kohë të bekuar, ata ndihen të pikëlluar dhe gjatë tërë ditës e ndiejnë pikëllimin.
Libri:Ndrysho ose do të humbësh
Një vizion Islam i parimeve dhe metodave të ndryshimit personal
Autor: Dr.Abdul Kerim Bekkar