Të ardhura rekord, viti i jashtëzakonshëm i Twitter

Twitter, ka shënuar të ardhura rekord në tremujorin e fundit të 2020. Shefi ekzekutiv, Jack Dorsey, mbylljen e vitit 2020 e ka quajtur një mbyllje të jashtëzakonshme.

Kompania në një deklaratë ka bërë me dije se të ardhurat u rritën me 28% ose 1.29 miliard Dollarë krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë. Rezultatet e tremujorit të katërt të Twitter dolën jashtë parashikimeve që ishin bërë, por sërish përdoruesit nuk janë shumë të kënaqur me platformën.

Mbyllja e llogarisë së Donald Trump ka sjell një debat në SHBA, por dhe në vende të tjera pasi tashmë ekziston frika e mbylljeve të llogarive të tjera. Kjo ka nxitur frikën se mund të ndikojë në popullaritetin e platformës. Lidhur me këtë çështje shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey,tha se përdoruesit janë në gjendje të ndjekin më shumë se 6,000 tema të ndryshme dhe shtoi se kompania është në gjendje që të shtojë përdoruesit e saj.

Ai shtoi se 80% e audiencës së Twitter është jashtë SHBA. “Ne kemi një shërbim global. Ne gjithashtu nuk jemi të varur vetëm nga lajmet dhe politika që drejtojnë Twitter” tha Dorsey. Përdoruesit e përgjithshëm aktivë të Twitter u rritën me 5 milion nga tremujori i tretë në 192 milion.

BBC

Artikulli paraprakArsyeja e rëndësishme pse kurrë nuk duhet të mbani fatura në xhep
Artikulli tjetërTikTok, aplikacioni më fitimprurës në janar, lë pas Tinder dhe YouTube