Tallja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës me qytetarët e Kosovës: po ua “dhurojmë” 20 kilometra Asfalt!

Që Kosova ka rënë në dergjen që ka rënë dihet. Por që ky vit, në ditën e fundit të tij do të përmbyllej me këtë tallje që tre liderët kryesorë të Republikës, do të përmbyllej me një episod të shëmtuar- këtë zor se do ta kishte besuar dikush.

Me apo pa këtë besim, qytetarët e Kosovës sot përjetuan bizaritetin e Qeverises së këtij vendit.

Tre liderët Kryesorë të shtetit: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeminsitri i Kosovës nga LDK, Isa Mustafa dhe i pari i Kuvendit dhe Kryetari i partisë më të madhe PDK, Kadri Veseli, ia mësyen Babushit të Ferizajit dhe prej atje, secili në formën e vet përçuan deformimet e tyre delirante me shprehje madhore: prej “dhuratave” (Thaçi) përmes “krenarisë” (Mustafa) dhe deri tek “shembulli në rajon për infrastukturë” (Kadri Veseli).

Tani: Kosova, vendi të të cilit të tre këta i kishin premtuar nga 200.000 deri në 120.000 vende pune, liri lëvizjeje, anëtarësime e prosperitete nga më të ndryshimit, vazhdon të mos i ketë asnjë nga këto.

Thënë shqip: Kosova është vendi më i izoluar (pa viza), korruptuar (raportet ndërkombëtare), varfër (xhepi i qytetarëve dhe GDP) dhe paarsimuar (PISA) në rajon dhe Europë.

Kurse këta tre burrat e dheut dalin dhe këtij vendi i bëjnë “dhurata” për fundvit.

Mirë e bëjnë. Sepse ky vend edhe i ka merituar!/Gazeta Blic/

Artikulli paraprakHamza: Nuk na duhen më ekonomista, por zanatli
Artikulli tjetërKompanitë publike borxhe mbi 300 milionë euro ndaj ATK’së