Takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Në fillim të takimi plenar, nga një fjalë hyrëse e kanë mbajtur përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri Mustafa, në fjalën e tij tha se ky takim ka rëndësi të madhe në rrugën e Kosovës në rrrugën evropiane të Kosovës.
Kryeministri Mustafa foli edhe për rëndësinë e MSA-së, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për implementimin edhe ndërmarrjen e reformave si dhe për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit me BE-në.
“Kosova nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt BE-së por kërkon mundësinë e barabartë si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të realizuar vizionin për një të ardhme në Bashkimin Evropian\”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Më tej, gjatë takimit janë trajtuar çështjet që lidhen me implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane.
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.
Takimi u kryesua nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, më herët është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.
Me këtë rast, përfaqësuesja e lartë Mogherini dhe ministri Hoxhaj kanë vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën kjo marrëveshje, e cila i hap Kosovës mundësi të mëdha për pjesëmarrje në programet e BE

Artikulli paraprakKina e gatshme të ravijëzojë hartën e tregtisë botërore
Artikulli tjetërEgjipti i dorëzohet FMN-së, miratohet huaja 12 miliardë dollarë