Sulmet kibernetike të cilat në shënjestër kanë patur sistemin global të transfetave bankare dita ditës po shënojnë sukses ndërsa hakerat po implementojnë taktika edhe më të sofistikuara bëri të ditur një zyrtar i SWIFT.
Në një letër për bankat dërguar më 2 nëntor, SWIFT paralajmëronte institucionet financiare nga rreziku që u kanosej raportoi agjensia e lajmeve Reuters. Teknika të reja hakimi kanë anashkaluar terësisht rrjetin e komunikimit të sigurtë të SWIFT i cili çdo ditë procedon triliona dollar transferta.
“Rreziku është shumë real, adaptiv dhe i sofistikuar, i pamundur të tu eleminuar përgjithnjë”, shkruante SWIFT.
Ky lajm është një provë e qartë se SWIFT është nën kërcënime reale pas vjedhjes së 81 milionë dollarëve nga një bankë e Bangladeshit në fillim të vitit.
FBI-ja, Interpoli dhe autoritetet vendase akoma janë duke hetuar këtë ngjarje të paprecedent e cila nxiti bankat të implementojnë masa më të rrepta sigurie.
Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication (SWIFT), një kompani me seli në Belgjikë, ka raportuar plot tre hakime që nga muaji shkurt por pa dëme financiare. Letra paralajmëron për sofistikimin e metodave të hakimit ndaj bankave lokale.
Ditën e hënë zyrtare të Policisë së Bangladeshit thanë se hakimi i muajit shkurt ishte realizuar me ndihmën e punojësve të brendshëm të bankës.