Kompania shtetërore e minierave suedeze ka zbuluar sasi të mëdha të mineraleve të rralla të tokës.
Kompania tha se “depozitat e rëndësishme” të tokës së rrallë në Suedinë veriore mund ta bëjnë rajonin depozitën më të madhe të njohur të mineraleve në Evropë.
LKAB tha se zona rreth minierës së saj gjigante nëntokësore të mineralit të hekurit në Kiruna, më e madhja në botë, përmban më shumë se 1 milion ton metrikë okside të rralla të tokës.
Zbulimi pranë majës më veriore të Suedisë mund të rrisë shpresën që BE-ja të reduktojë varësinë e saj nga Kina për elementë që janë thelbësorë për një sërë teknologjish moderne, shumë prej tyre të lidhura me luftimin e ndryshimeve klimatike. Kina dominon tregun e tokave të rralla, duke prodhuar më shumë se 80% të prodhimit global dhe duke i ofruar Evropës rreth 95% të furnizimit të saj.
Pse janë të rëndësishme tokat e rralla?
“Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për LKAB, rajonin dhe popullin suedez, por edhe për Evropën dhe klimën”, tha në një deklaratë Jan Monstrom, shef i kompanisë.
“Ai mund të bëhet një bllok i rëndësishëm ndërtimi për prodhimin e lëndëve të para kritike që janë absolutisht thelbësore për të mundësuar tranzicionin e gjelbër”, shtoi ai.
LKAB tha se planifikonte të paraqiste një aplikim për një koncesion shfrytëzimi në vitin 2023, por shtoi se ka të ngjarë të duhen të paktën 10-15 vjet përpara se të mund të fillonin nxjerrjen e depozitës dhe dërgimin në treg.
Ministrja suedeze për Energjinë, Biznesin dhe Industrinë Ebba Busch tha se “elektrifikimi, vetë-mjaftueshmëria dhe pavarësia e BE-së nga Rusia dhe Kina do të fillojë në minierë”.
Zbulimi i elementeve të tokës së rrallë ka rëndësi sepse këto janë materiale thelbësore për prodhimin e veturave elektrike, telefonave inteligjentë dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
Ndryshe nga emri i tyre, tokat e rralla gjenden mjaft në Tokë, të ndërthurura me minerale të tjera. Ato janë të rralla në kuptimin që ato janë të spërkatura në të gjithë planetin në përqendrime relativisht të ulëta, sipas mineralogëve.
Evropa mbetet shumë e varur nga Kina
Evropa mbetet shumë e varur nga Pekini për tokat e rralla dhe magnetët e fortë të përhershëm të përbërë nga lidhjet e elementëve të tokës së rrallë që përdoren në produkte si veturat elektrike dhe telefonat inteligjentë.
Mendohet se ka depozita të tokave të rralla në territorin e disa vendeve në Evropë, megjithatë, veçanërisht në vendet nordike të pasura me burime. Por nuk ka kantier minierash dhe nxjerrjeje që funksionojnë.
Një pengesë e mundshme për shfrytëzimin e këtyre janë kostot më të larta relative të operacioneve të nxjerrjes, për shembull për shkak të pagave dhe kushteve më të mira të punëtorëve, ose subvencionimit kinez në vendet evropiane.
Aktualisht, brenda BE-së, ekziston vetëm një strukturë për ndarjen e tokës së rrallë në Estoni.
Kina furnizon 95% të magnetëve të BE-së, të cilët janë të rëndësishëm edhe për sektorin e mbrojtjes. Estonia ka planifikuar të nis një fabrikë magnetike këtë vit, me prodhim të planifikuar të fillojë në 2025.