Strategjia e ripërkufizimit

“I ditur është ai që e njeh veten, ndërsa injorant është ai që nuk e di hallin e vet.”

Aliu [radijall-llahu anhu]

Në seminarin (kursin intesiv) për aftësimin e trajnerëve të mirë dhe të suksesshëm, i cili u mbajt në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë, më pyeti njëri prej tyre: “A ka mundësi që edhe unë të bëhem një trajner sikurse jeni ju, doktor Ibrahim?”

I thashë: “Me siguri që mundesh, mbase edhe më i mirë nëse ke dëshirë.”

Më tha: Unë kam një problem, jam shumë i turpshëm dhe për mua thonë që jam me një personalitet të dobët dhe si mund që unë t’i ushtroj të tjerët?”

E pyeta: “A dëshiron që t’i dëgjosh njerëzit kur ata të përgojojnë (përflasin)?”

Tha: “Po!”

I thashë: “A njeh ndonjë që flet shumë pa u ndalur dhe, kur dikush dëshiron të flasë, ai e ndalon dhe vazhdon të flasë pa u dhënë hapësirë të tjerëve të flasin?”

Qeshi dhe më tha: “Me siguri që po, njoh shumë njerëz të tillë dhe mua më duket se të gjithë njerëzit janë të atillë, përveç meje.”

I thashë: “Ndërsa ty të ka dhënë All-llahu i Lartësuar fuqinë e të dëgjuarit dhe të heshtjes, mund të heshtësh dhe të dëgjosh të tjerët. Këtë aftësi që ke ti, nuk e kanë shumica e njerëzve. Dhe nga aftësitë që duhet t’i ketë një trajner i suksesshëm është edhe kjo. Sepse një trajner duhet të ketë durim, të dëgjojë në mënyrë që ta kuptojë atë që ai ushtron para se t’i flasë atij dhe ta këshillojë. Heshtja është një bazament dhe një karakteristikë fuqie dhe dëgjimi, gjithashtu; është nga bazat kryesore të lidhjes së njeriut me të tjerët. Njerëzit i duan ata që heshtin ngase ata i dëgjojnë kur flasin dhe në këtë mënyrë ata i hapin zemrat e tyre për atë që hesht dhe i dëgjon.

Djaloshi më pa i habitur dhe më tha: “Nuk e kam ; ditur se ajo që poseddj unë nuk është turpi, por është fuqi dhe aftësi imja.”

I thashë: “Kjo aftësi është nga ato që shumë I njerëz e duan, sepse shumë probleme që u ndodhin njerëzve u ndodhin pikërisht nga ngutja në të folur.

Më tha duke buzëqeshur: “Unë që tani vendosa të jem trajner më i mirë se ju, doktor Ibrahim.”

Ky është shembulli për strategjinë e të menduarit l Pozitiv. Njeriu që mendonte se ishte i turpshëm, ; mendonte sepse ai kështu e kishte përkufizuar veten dhe po ndiente një mungesë në vetvete dhe kjo e bëri të mendojë se është më i dobët se të tjerët. Mirëpo, kur e ndërroi përkufizimin për vetveten dhe kur e kuptoi se ka aftësinë për të dëgjuar dhe heshtur, kjo e bëri të ndihet i kënaqur me veten e vet dhe i shtoi vetëbesimin. Në këtë mënyrë iu rikthye përkufizimit për veten e tij nga i dobët në të fuqishëm, pra ripërkufizoi veten.

Më lejo tani që së bashku të përdorim strategjinë e ripërkufizimit:

  1. Kujto një përkufizim negativ që ia ke dhënë vetes për ndonjë gjë të caktuar ose ta kanë dhënë të tjerët dhe ti e ke pranuar si të vërtetë.
  2. Kujto ndjenjat që t’i ka shkaktuar një përkufizim i atillë negativ.

Merr frymë tri herë thellë që të dalësh nga kjo gjendje e keqe e negative, pastaj përqendrohu në:

  1. Përkufizimin pozitiv në vend të atij negativ, i cili do të të kënaqë.
  2. Ndjenjat që t’i shkakton ky përkufizim pozitiv.
  3. Imagjinoje veten në të ardhmen duke ndenjur me të njëjtët persona që të kanë futur në kokë atë përkufizim negativ dhe ji i sigurt dhe me vetëbesim të plotë për përkufizimin e ri.                                                                                                                                                                                                                                                          Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij
Artikulli paraprakKeni një martesë të palumtur me punën tuaj? Është koha për një divorc!
Artikulli tjetërLutjet që kanë të bëjnë me biznesin