Strategjia e rezultateve pozitive

Strategjia e ngritjes dhe e rënies

“Çdo ditë vepro ashtu që t’i ulësh gjërat që nuk i dëshiron dhe t’i ngresh ato gjëra që i dëshiron. Vepro kështu derisa gjërat e padëshiruara të largohen nga ti dhe vendin e tyre ta zënë gjërat e dëshiruara.”

Dr. Ibrahim el-Fehij

Mendimi pozitiv ngritet

“Ne më shumë mësojmë nga dështimi se sa nga suksesi dhe e kuptojmë se çka jemi duke bërë kur ta zbulojmë (shohim) se çka nuk kemi bërë.”

Samuel Smilz

A të ka ndodhur që të përgatitesh për të takuar ndonjë person, qoftë ai drejtori yt i punës ose drejtori i shkollës ku ti mëson, ose kushdo tjetër qoftë, edhe nëse është babai yt, djali yt, gruaja jote, burri yt, ndonjë nga shokët e tu ose ndonjë bashkëpunëtor yti dhe ti të jesh i lumtur që do ta takosh atë. Mirëpo, pasi e ke takuar dhe ke ndenjur me të nuk je sjellë ashtu siç ke dashur, edhe pse e ke ushtruar veten tënde para takimit me personin e përcaktuar. Pra, a të ka ndodhur që të mos e realizosh atë për të cilën je përgatitur ose ke menduar ta bësh?

Realisht çdonjëri prej nesh ka kaluar një përvojë këtillë qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tij. Strategjia e rezultateve pozitive të ndihmon që ta përqendrosh vëmendjen tënde në ndonjë rezultat tjetër, të mundësohet arritja deri tek ai.

Më lejo tani që së bashku ta provojmë strategjine e rezultatit pozitiv:

  1. Kujto tani ndonjë nga sfidat e tua.
  2. Kujtoji sjelljet e tua negtive që i ke praktikuar.
  3. Kujtoje rezlutatin që ke arritur si pasojë e sjelljeve të tua.
  4. Analizoji ndjenjat që ke.

Do ta shohësh se ndjenjat e tua janë të këqija, janë negative. Dhe kjo ngase ti nuk ke vepruar pikërisht ashtu siç e ke planifikuar dhe, gjithashtu, ngase ti nuk ke arritur rezultatin që kishe planifikuar (dëshiruar).

Tani: merr tri herë frymë thellë, që të dalësh nga gjendja negative dhe vazhdo duke përdorur strategjinë.

  1. Mendo tani të njëjtën sfidë me të cilën je ballafaquar dhe nuk ke arritur ta përballosh e as nuk ke arritur rezultatet ashtu siç i ke planifikuar.
  2. Mendo në lidhje me sjelljet pozitive që mund t’i praktikosh.
  3. Mendoje rezultatin që ke mundësi të arrish (suksesin që ke mundësi ta korrësh).
  4. Tani kujdesu për ndjenjat tua në lidhje me këtë.

Do ta shohësh se ndjenjat e tua janë pozitive ngase ti ke arritur në rezultate pozitive dhe të dëshiruara.

  1. Merr frymë tri herë thellë, mbylli sytë dhe imagjinoje veten tënde sikur po kthehesh në të kaluarën dhe takon të njëjtin person (të cilin nuk ke arritur ta presësh siç ke planifikuar). Imagjinoje veten tënde të sigurt dhe imagjinoje vetëbesimin e plotë në veten tënde sikur ti ke arritur rezutatin që dëshiron. Lidhi ndjenjat e tua me rezultatin, merr prapë tri herë frymë thellë dhe hap sytë.
  2. Imagjinoje tani veten tënde në të ardhmen. Imagjinoje veten tënde në tri takime të ndryshme me tre persona të ndryshëm, të rëndësishëm për ty. Tani kujdesu për veten tënde se si po vepron me vetëbesim të plotë dhe si arrin rezultatet pozitive të dëshiruara dhe të planifikuara.

Ushtroje veten me përdorimin e strategjisë së rezultatit pozitiv me takimin që ke pasur ose takimin që do të kesh me cilindo nga të afermit apo të rëndësishmit për ty, sepse ti në këtë mënyrë e ushtron mendjen tënde, e shkathtëson atë në raste si këto. Më ushtrime të rrjedhshme kjo strategji do të bëhet pjesë e jotja dhe cilësi prej cilësive të tua pozitive që do të kesh përparësi në çdo bazë prej bazamenteve të jetës sate.

Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprak10 Mënyra si të bësh më të pëlqyeshëm vendin e punës
Artikulli tjetërRekomandime për njerëzit e biznesit