Stimujt vijues janë të domosdoshëm për të siguruar pëlqimin dhe pajtueshmërinë me kodin etik islam:
- Besimi, ekzistenca e mirëbesimit latent në ndërgjegjen dhe shpirtm vigjilent, i cili vëzhgon veprat e muslimanit, qoftë sekrete ose publike.
Së bashku, ato punojnë për ta bërë njeriun t’i frikësohet ndëshkimit të Allahut të Lartësuar në Botën Tjetër, më tepër sesa t’i frikësohet çfarëdo ndëshkimi në jetën e kësaj bote. Kjo dëshmohet me Fjalët e Allahut të Lartësuar, kur Ai thotë:
“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm përgjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çkafutet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritët në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është përcjellës i asaj qëpunoni.” (El-Hadid: 4)
Kur i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] ishte pyetur rreth bamirësisë (ihsanit), ai tha:
“Bamirësi (ihsan) është ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, dhe edhe pse ju nuk mund ta shihni Atë, Ai ju sheh juve.”
Ky stimul i nxitë biznesmenët që t’i përmbahen këtij kodi, pasi konsiderohet të jetë interes publik. Në qoftë se ata dhunojnë ligjet e Allahut atëherë do të përballen me dënimin e Tij. Aplikimi dhe zbatimi i këtij stimuli është i kushtëzuar me ekzistimin e biznesmenit të devotshëm, i cili ndien përkulje dhe nderim për Allahun e Madhërishëm dhe gjithashtu për themelimin e vlerave në zemrën e tij. Tregtari musliman i cili jetonte në fillim të shtetit islam i posedonte këto karakteristika. Ata ishin biznesmenë dhe në të njëjtën kohë predikues, vlerat dhe idealet e të cilëve ishin veglat e tyre. Tregtarët muslimanë në Afrikën Jugore dhe Azinë Lindore punuan me entuziazëm që të bëjnë që thirrja islame të mbizotërojë çdo kund për shkak të vlerave morale dhe marrëdhënieve të tyre në tregti.
- Stimuli moral është ai të cilit biznesme- ni duhet t’i përmbahet me sinqeritet, kënaqësi dhe mirësi. Këto janë karakteristika të cilat Allahu i Lartësuar na urdhëron t’i fitojmë.
Allahu i Lartësuar e lavdëron të Dërguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me fjalët
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (El-Kalem: 4)
Kur dikush e pyeti të Dërguarin [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] rreth të drejtës dhe të gabuarës, ai tha:
“Drejtësia është karakter i mirë dhe keqbërja është ajo e cila valitet (tundet) në zemrën tuaj, e për të cilën ju nuk dëshironi që njerëzit të dinë.”
Respektimi i moralit në Islam buron nga të qenit pjesë e fesë. Ky fakt i shtyn biznesmenët ta respektojnë dhe zbatojnë kodin islam të etikës.
- Përgjegjësia shoqërore. Biznesmeni është anëtar i një shoqërie dhe është i detyruar t’i përmbushë disa detyra dhe përgjegjësi të caktuara. Domethënë, të thërrasë në mirësi, të urdhërojë për të mirë dhe të largojë nga e keqja brenda sferës së punës së tij. Dëshmi për këtë ekzistojnë në Fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Ali Imran: 104)
I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Feja është këshillë.”
Kjo e shtyn biznesmenin që t’i përkushtohet kodit moral, sepse ai është kujdestar dhe mbrojtës përgjegjës për familjen e tij, dhe nuk duhet të kritikohet nga shoqëria për një gjë të tillë. Organizatat ndërkombëtare të biznesmenëve përfundimisht i kanë kushtuar vëmendje përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë si një lloj takse indirekte. Ata e konsiderojnë këtë si një vepër obligative.
- Fatkeqësia e fushës së biznesit. Biznesmeni jep betimin për t’i përmbushur kodet, ligjet dhe normat e karrierës biznesore. Allahu i Plotfuqishëm na urdhëron që t’i mbajmë betimet tona me fjalët:
“Premtimin zbatoni, pse për premtim ka përgjegjësi.” (El-Isra: 34)
Në këtë kontekst, i Dërguari i Allahut [sal- lallahu alejhi ve sel-lem], na paralajmëroi kundër thyerjes së betimeve (marrëveshjeve), duke na thënë:
“Mos i thyeni marrëveshjet të cilat i keni nënshkruar me dikë, derisa marrëveshja vetë të përfundojë.”
- Shpirti vetëkritikues. Biznesmeni duhet të ketë shpirt vetëkritikues, që e fajëson dhe ndëshkon vetveten kur kryen atë që dallon nga legjislacioni i Allahut të Madhërishëm dhe parimet e përmendura në kod. Është shpirti i tillë ai që nuk ndihet i qetë dhe i kënaqur kur vepron diçka të gabuar. Kjo është dëshmi nga Fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilatjanë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Esh- Shems: 7-10)
Në një pyetje rreth ndershmërisë, i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ndershmëria është ajo rreth së cilës shpirti dhe zemra ndjejnë qetësi dhe kënaqësi, përderisa mëkati është ai i cili i sjellë shpirtit shqetësim dhe brengosje. Konsultohuni me zemrën tuaj, kurdo që u nevojitet konsultimi – madje edhe në qoftë se njerëzit ju ofrojnë këshilla.”
Ky motiv do ta shpijë biznesmenin që fort ta qortojë veten e tij në relacion me atë që vjen në kod.
- Frika nga ndëshkimi i autoritetit. Asociacionet profesionale, në të cilat biznesmenët janë të anëtarësuar që të punojnë nën gjendjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit, kanë të drejta të aplikojnë penalizimet e treguara në kod ndaj kujtdo i cili u kundërvihet atyre. Prandaj biznesmeni frikësohet nga penalizimet e tilla, e posaçërisht nga ato të cilat nuk janë të përmbajtura dhe frenuara nga stimujt e mëparshëm. Kur’ani Famëlartë e konfirmon këtë parim me fjalët:
“O ju që besuat, nënshtrojuni Allahut, dhe nënshtrojuni të Dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En-Nisa: 59)
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i motivoi muslimanët që t’i respektojnë përgjegjësit (parinë) për aq sa ata i përmbahen Ligjit të Allahut.
Othman Ibn Afani [radijallahu anhu] ka thënë: “Allahu vendos përmes (përgjegjësve) njerëzve në autoritet atë të cilën nuk e vendos përmes Kur’anit Famëlartë.”
Ky motiv nga ana e tij, e nxit biznesmenin që t’i përmbahet etikës së mbjellë në këtë kod, nga frika se gjendja duhet fuqishëm – për shkak të pushtetit dhe autoritetit – të imponojë ndëshkime mbi të. Ato procedura duhet të performohen nën krahët e nënshtrimit ndaj Allahut Fuqiplotë, përndryshe, duhet të refuzohen, pasi nuk duhet bindur ndaj askujt në ndonjë çështje që përfshinë mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar.