Skocia dhe Irlanda e Veriut paralajmërojnë referendume për pavarësi dhe bashkim

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është mase e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocis

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është mase e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocisë, si pasojë e votimit të Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agëency (AA).

Gjatë një fjalimi të saj në Edinburgh, Sturgeon tha se Skocia rrezikoi të dalë jasht BE-së kundër vullnetit të saj.

“Nuk ka dyshim se rezultati i djeshëm përbën një ndryshim të rëndësishëm dhe material kundrejt rrethanave në të cilat skocezët votuan kundër pavarësisë në vitin 2014. Puna ime tani është që të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë Skocisë, dhe kjo është ajo që kam ndërmend të bëj”, tha ajo.

Liderja e partisë Kombëtare Skoceze tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron për ti treguar atij se qeveria e saj duhet të jetë plotësisht e përfshirë në negociatat e Londrës me BE-në për ti siguruar Skocisë një vend në BE.

“Jam krenare me Skocinë dhe për mënyrën se si votuam dje. Dëshmuam se jemi një vend modern, i hapur dhe përfshirës. E tham qartë se nuk duam të dalim nga BE-ja”, tha ajo.

Artikulli paraprakDështimet e Qeverisë në privatizim
Artikulli tjetërBritania voton për dalje nga BE-ja, Cameron dorëhiqet