Sistemi Operativ i Apple, iOS 15, vjen më në fund

Megjithë përmirësimet e shumta, sistemi më i fundit operativ nga Apple nuk ofroi funksionet e e njoftuara më parë të SharePlay dhe Universal Control.

Më në fund pamë ardhjen e sistemeve operative iOS 15 dhe iPadOS 15, por ende nuk morëm gjithçka që Apple premtoi gjatë wwDC të këtij viti. Në veçanti, në listën e premtimeve të Apple, ne ende shohim veçori që nuk kanë ardhur ende – përfshirë SharePlay, mbështetje të përmirësuar për Find My for AirPods, Unversal Control dhe disa veçori të tjera.

Ndoshta pengesa më e dukshme është SharePlay e cila duhej t’i lejonte përdoruesit të shikonin video ose të dëgjonin muzikë së bashku gjatë një telefonate FaceTime. Apple padyshim ka paralajmëruar zhvilluesit dhe mediat se kjo veçori do të vonohet, por situata është akoma e çuditshme duke pasur parasysh rëndësinë e dukshme të kësaj veçorie.

Një arsye tjetër që faqja amerikane për teknologji,Verge, e përmend këtë mangësi si më të keqen është se mungesa e këtij funksioni parandalon ardhjen e disa të tjerave – Apple ka njoftuar gjithashtu ardhjen e ushtrimeve në grup për Fitness Plus i cili gjithashtu është vonuar për shkak të mungesës së SharePlay.

 

Foto: Screenshot –  Apple

Apple gjithashtu shkruan se gjetja e kufjeve AirPods përmes Find My nuk vjen deri në vjeshtë, një veçori që ai e përmendi në evenimentin e Apple ëëDC që do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me varëset AirTags. Rrjeti Find My do të mbështesë AirPods Pro dhe AirPods Max, që do të thotë se ata do të jenë në gjendje të gjenden edhe kur nuk janë fizikisht me ju.

Ne gjithashtu nuk kemi parë një aplikacion për App Store që do t’ju lejojë të shikoni ngjarje të veçanta në lojë, transmetime video dhe gjëra të tjera të kufizuara në kohë brenda aplikacionit. Ashtu si një numër shtesash të tjera, kjo veçori duhet të shfaqet vetëm në pajisjet Apple gjatë vjeshtës.

Përdoruesit e IPad gjithashtu do të duhet të jenë të durueshëm për funksionin emocionues të Universal Control  i cili, ju kujtojmë, ofron mundësinë për të tërhequr kursorin nga Mac në iPad. Ardhja e tij, megjithatë, nuk është befasi – ndryshe nga SharePlay, Universal Control nuk u shfaq në verzionin Beta, dhe për funksionin ka nevojë për një sistem të ri operativ për Mac – macOS Monterey.

Ësht gjithashtu e mundur që ne të marrim veçorinë e re të bashkuar me gjeneratën e ardhshme të MacBook Pro dhe AirPods – nëse i besohet burimeve  që vijnë nga brenda, Apple është me të vërtetë duke pritur ardhjen e pajisjeve të reja për të reklamuar një gjeneratë të re të softuerit operativ. /kallxo/

Artikulli paraprakTHY ruan vendin e saj në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore
Artikulli tjetërMihja e Bitcoinit prodhon me mijëra tonelata mbetje elektronike