Mihja e Bitcoinit prodhon me mijëra tonelata mbetje elektronike

Disa studiues kanë përllogaritur se pajisjet e mihjes së Bitcoinit kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 1.29 vjetësh. Si rezultat i kësaj, sasia e mbetjeve të prodhuara elektronike krahasohet me mbetjen “e një pajisjeje të vogël të teknologjisë dhe telekomunikimit” në një vend si Holanda, kanë bërë të ditur studiuesit, duke i përfshirë në këtë kategori telefonat celularë, kompjuterët, printerët dhe telefonat

Mihësit e kriptovalutës më të njohur në botë, Bitcoin, çdo vit prodhojnë deri në 30,700 tonë mbetje elektronike, kanë përllogaritur të martën Alex de Vries dhe Christian Stoll.

Sipas tyre, këto mbetje përkojnë me një mesatare prej 272 gramësh për një transaksion. Ndërkaq sasia krahasohet me atë të një iPhone 13, që gjeneron mbetje me peshë prej 173 gramësh, ka raportuar agjencia britanike e lajmeve BBC.

Mihësit, sipas agjencisë, fitojnë para duke krijuar Bitcoin të rinj, por sistemi kompjuterik i përdorur për këtë punë konsumon sasi të mëdha të energjisë. Ata i kontrollojnë transaksionet e Bitcoinit në këmbim të një mundësie për të fituar valutë digjitale.

“Vëmendja është përqendruar në energjinë elektrike, ku si proces e konsumon e që aktualisht është me e larta në Filipine, si dhe ndotjen me gaze serrë të shkaktuar si rezultat i krejt kësaj”, ka bërë të ditur studimi i raportuar nga BBC-ja.

Por përderisa kompjuterët e përdorur vjetërsohen, ata gjenerojnë sasi të mëdha të mbetjeve elektronike.

Disa studiues kanë përllogaritur se pajisjet e mihjes së Bitcoinit kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 1.29 vjetësh. Si rezultat i kësaj, raporton BBC, sasia e mbetjeve të prodhuara elektronike krahasohet me mbetjen “e një pajisjeje të vogël të teknologjisë dhe telekomunikimit” në një vend si Holanda, kanë bërë të ditur studiuesit, duke i përfshirë në këtë kategori telefonat celularë, kompjuterët, printerët dhe telefonat.

Konstatimet e këtij studimi janë publikuar të martën në revistën shkencore “Resources, Conservation & Recycling”.

Nxitja e efikasitetit

Image

Meqë energjia elektrike konsiston me koston kryesore në procesin e mihjes së Bitcoinit, prodhuesit e kësaj valute digjitale janë vënë në kërkim të procesorëve edhe më efikas.

Kjo gjë ka hapur rrugën për shtimin e kërkesës për çipa të specializuar të quajtur Qarqet e Integruara të specifikuara për Aplikacione (ASICs).

“Por këto pajisje janë aq të specializuara saqë kur të vjetërsohen nuk mund më “të ridestinohen për ndonjë shërbim apo lloj tjetër të algoritmit për mihje të kriptovalutës”, kanë shkruar studiuesit, raporton BBC.

Dhe për aq kohë sa çipat nuk mund të ripërdoren, pjesa më e madhe e peshës së pajisjes për mihjen e Bitcoinit përbëhet prej komponentëve si “korniza metalike dhe shufra të aluminit”, të cilat mund të riciklohen.

Në rrafshin global, më tepër se 17 për qind e të gjitha mbetjeve elektronike mund të riciklohen. Megjithëkëtë, kujton BBC, numri i tyre është mbase më i ulët në disa vende ku janë të vendosur shumica e mihësve. Fjala është për vendet në të cilat rregullimet për çështjen e mbetjeve elektronike nuk janë të forta.

Mungesa e çipave

Shumë industri përreth botës janë duke u ballafaquar aktualisht me një valë globale të mungesës së çipave.

Përveç prodhimit të sasive të mëdha të mbetjeve elektronike, studiuesit argumentojnë se “kërkimi i miliona pajisjeve të mihjes për mbetje mund ta trazojë zinxhirin global të furnizimit për pajisje të tjera dhe të ndryshme elektronike”.

Ata kanë sugjeruar se një prej zgjidhjeve të mundshme për problemin e mbetjeve elektronike mund të jetë që Bitcoini të ndryshojë mënyrën e verifikimit të transaksioneve, duke kaluar në një sistem tjetër më pak të varur nga kompjuterët super të fortë, ka raportuar BBC-ja.

Artikulli paraprakSistemi Operativ i Apple, iOS 15, vjen më në fund
Artikulli tjetërUdhëheqësi i ardhshëm i Gjermanisë do të jetë vendimtar për ekonominë e vendit