SI U BËRE KAQ I KEQ?!

Nëna i tha të birit se nëse e kryen ushqimin do të të dërgoj në park. I biri arriti ta kryente ushqimin dhe i tha: “Nëna ime, eja të shkojmë tani në park!”

Ajo ia kthehu: “Koha kaloi dhe jashtë është një egërsirë që i ha fëmijët, tani nuk mund të dalim.”

Djaloshi u ul i mërzitur dhe ndërkohë i dëgjonte zërat e fëmijëve duke lozur jashtë në rrugë pa i kafshuar asnjë egërsirë.

Rrëfimi vazhdon…

Djaloshi u rrit pak dhe hyri në shkollë. Mësuesi i lajmëroi se ata që e përmirësojnë sjelljen, do t’i marrë në shëtitje në fundjavë. Djaloshi u mundua që të bëhet prej të parëve që do t’i zgjedhë mësuesi për shëtitje dhe pasi përfundoi java e pyeti mësuesin: “Kur do të shkojmë në shëtitje?”

Mësuesi u përgjigj: “Për cilën shëtitje flet?!”

Rrëfimi vazhdon….

Babai i djaloshit hyri në shtëpi dhe e gjeti të birin duke i përsëritur mësimet dhe i tha: “Biri im, nëse kalon me sukses këtë vit do të ta blej një biçikletë.”

Përfundoi viti dhe djali doli i pari në klasën e tij. Shkoi te babai dhe i tha:

“Ku është biçikleta ime?!” Prindi ia kthehu: “Biçikleta është e rrezikshme, ka mundësi të të ndodhë ndonjë fatkeqësi, lëre atë!”

Rrëfimi vazhdon…

Fëmija u rrit dhe u bë një gënjeshtar dhe mashtrues i madh dhe të gjithë e pyesnin:

“Prej nga erdhe me këtë moral dhe sjellje të keqe?!”

Shkroi: Irfan Jahiu

Artikulli paraprakPse ka krizë të naftës së rafinuar?
Artikulli tjetër3 Mënyrat e produktivitetit