Si të ndryshoni karrierë, një udhëzues hap pas hapi

Ndryshimi i karrierës është një detyrë e vështirë, por ai gjithashtu mund të jetë i mirë për ju, si profesionalisht, ashtu edhe personalisht. Nëse dëshironi të ndryshoni karrierë, ky udhëzues hap pas hapi, mund t’ju ndihmojë.

 

Hapi 1: Kuptoni pse dëshironi të ndryshoni karrierën

Para se të ndryshoni karrierën, pyesni veten përse e dëshironi një gjë të tillë. Sepse jeni mërzitur me punën aktuale? Apo ndoshta keni qenë në të njëjtën fushë për shumë kohë dhe kërkoni diçka të re?

Motivi për ndryshimin e karrierës mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse ajo çka dëshironi vërtet është një pushim, një punë të re në të njëjtën fushë, apo një ndryshim të plotë të karrierës.

 

Hapi 2: Merrni parasysh pasionet tuaja

Për shumë njerëz, ndryshimi në karrierë shpesh përkon me dëshirën për të punuar në një punë që ushqen pasionin e tyre. Para se të ndryshoni karrierën, kuptoni se çfarë ju pëlqen. Pastaj, përpiquni të lidhni atë që keni bërë tashmë me atë që ju bën të lumtur.

 

Hapi 3: Eksploroni

Disa njerëz mund ta dinë tashmë se cila fushë e karrierës është e duhura për ta. Të tjerë nuk janë ende të sigurt. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë karriere dëshironi të keni (por e dini që dëshironi një ndryshim), takohuni me një trajnerë karriere. Ata mund të vlerësojnë pikat tuaja të forta dhe të dobëta dhe t’ju ndihmojnë të drejtoheni drejt një karriere të re, bazuar në përvojën profesionale dhe pasionin tuaj.

 

Hapi 4: Rishqyrtoni aftësitë tuaja

Pasi të keni kuptuar pse doni të ndryshoni karrierë, vlerësoni cilat janë aftësitë tuaja që mund të sillni nga karriera e vjetër në karrierën e re. Pastaj, shihni se cilat aftësi aktuale mund të përdorni në fushën tuaj të re. Nëse nuk jeni të sigurt, shikoni disa njoftime pune për të ditur se çfarë kërkojnë punëdhënësit. Këto do t’ju ndihmojnë të vlerësoni ndershmërisht nëse keni aftësi të transferueshme që mund t’i përdorni në fushën tuaj të re.

 

Hapi 5: Bëni një vlerësim të përgjithshëm

Para se të nisni aplikimet për punë, vlerësoni fillimisht aspektin e përgjithshëm të industrisë.. A po përjeton fusha juaj e re e karrierës një bum punësimi apo jo? A ka një rrugë të qartë karriere apo vend për përparim në të ardhmen?

 

Hapi 6: Përgatisni intervista informuese

Filloni duke kërkuar kompanitë për të cilat dëshironi të punoni dhe shihni nëse mund të takoheni me përgjegjësin e punësimit ose një menaxher tjetër. Pastaj, bëni pyetje në lidhje me atë çka kërkojnë në një punonjës të mundshëm dhe atë që ju nevojitet për të punuar në industri. Në këtë mënyrë, do të krijoni një ide se çfarë do të kërkonte ndryshimi i karrierës tuaj dhe si do të ishte puna në fushën tuaj të re.

 

Hapi 7: Rikthehuni në shkollë

Edhe pse mund të keni disa aftësi të transferueshme që mund t’i përdorni në karrierën e re, mund të keni nevojë për disa certifikata ose arsim shtesë për të qenë të suksesshëm në fushën tuaj. Filloni duke ndjekur një kurs online që mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për karrierën tuaj të re. / The Ladders

Artikulli paraprak“Borxhi i fshehur”, që vendet në zhvillim kanë për projektin e Kinës “Një brez një rrugë ” arrin 385 miliardë dollarë
Artikulli tjetërBizneset e ndërtimit të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet