Dhjetë pyetje të rëndësishme që tregojnë nëse do të jeni një drejtues i mirë
Ne si qenie njerëzore në thelb krijojmë marrëdhënie me të tjerët. Edhe në mjedisin e punës nuk ka pse të jetë ndryshe. Ne duam të krijojmë marrëdhënie të mira me kolegët, drejtuesit dhe klientët, në mënyrë që të kemi një bashkëpunim të fortë i cili sjell rezultate domethënëse.
Për mua është e pakonceptueshme se si, deri më sot, mijëra kompani ende operojnë në kultura toksike pune që ndikojnë shumë në mirëqenien e punonjësve, punën në ekip, produktivitetin dhe të ardhurat e tyre financiare.
Kultura toksike e punës mund të shmanget duke filluar me një premisë themelore: formimi i “drejtuesve-shërbëtor” të cilët krijojnë një mjedisi pozitiv pune për të frymëzuar punonjësit.
Dr. Jim Laub, një studiues i lidershipit, ka bërë një studim të gjerë për të zbuluar karakteristikat e organizatave me performancë të lartë. Studimi i tij çoi në zhvillimin e një mjeti vlerësimi të përdorur gjerësisht – Vlerësimi i Lidershipit Organizativ .
Testoni aftësinë tuaj drejtuese
Studimi i z. Laub vazhdon të jetë në krye të kërkimeve për t’iu përgjigjur pyetjes: “Pse dështojnë kaq shpesh strukturat e lidershipit dhe kulturat e ndërmarrjeve”? Si në rastin e një startup-i ashtu edhe në rastin e një kompanie e cila është prej kohësh në treg, ekzistojnë disa pyetje që duhet të bëhen në mënyrë që të zbuloni nëse po veproni në mënyrën e duhur për të marrë më të mirën nga punonjësit.
Përgjigjja e këtyre 10 pyetjeve (në mënyrë të sinqertë) do të tregojë nëse ju mund të jeni të aftë të drejtoni në një nivel të lartë organizativ:
1. U besoj punonjësve të mi.
2. Krijoj një mjedis që nxit të mësuarit dhe rritjen profesionale.
3. I lejoj punonjësit të ndihmojnë në përcaktimin e drejtimit që po merr ekipi ynë.
4. Jam i besueshëm.
5. Punoj për të krijuar dhe për të ruajtur marrëdhënie pozitive në mjedisin e punës.
6. Jam i gatshëm të sjell lidershipin për të cilin kompania ime ka nevojë.
7. U jap punonjësve fuqinë për të marrë vendime të rëndësishme.
8. Siguroj mbështetjen dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar punonjësit të arrijnë qëllimet.
9. Jam i hapur për të marrë kritika nga të tjerët.
10. Përdor fuqinë dhe autoritetin për të mirën e punonjësve të mi. /INC