Së pari: Nëse do të largosh nga puna një person, kjo duhet të ndodhë në një mënyrë të suksesshme, sepse me çdo largim nga puna, ka shenja vdekjeje. Kjo sepse ajo që sillet në mendjen e personit të larguar nga puna, është se “ai është i papunë, pa para, pa ushqim, dhe si pasojë ai do të vdesë nëse nuk gjen një punë tjetër”, e kështu ti do të japësh llogari për këtë person, sepse në një farë mënyre, ti ishe shkaku që iu ndërprenë të ardhurat atij. Kjo nuk do të thotë që ai të mos ndëshkohet ose ta largosh, por qëllimi është që ai të mos largohet pa u siguruar mirë për gabimin e tij, dhe pa rënë të gjithë punëtorët dhe drejtorët dakord me këtë vendim për ta larguar atë, sepse vendimi për largimin e tij është një vendim shumë i rëndësishëm.
Nëse merret vendimi që ai të largohet nga puna, ti duhet ta ndihmosh atë të punojë diku tjetër, dhe ta ndihmosh që të mund të jetojë! Largimi nga puna nuk duhet të bëhet në mënyrë spontane, të çrregullt.
Së dyti: Nëse gabimi nuk është i madh, vendimi më i mirë është që ky punëtor të trajnohet, të mbahet nën mbikëqyrje, dhe t’ia sqarosh atij se ku e ka gabimin, në mënyrë që të mos e përsërisë më.
Në rastet kur ti i largon punonjësit e tu, kjo tregon se ti nuk je një drejtor i mirë, sepse nuk e ke trajnuar siç duhet punonjësin tënd, dhe nuk e ke ndjekur siç duhet ecurinë e tij në punë.
Dr. Ibrahim el-Fekij