Google ka shpenzuar 2 vite duke studiuar 180 ekipe. Përpara këtij studimi, si shumë organizata të tjera, Google besonte se ndërtimi i ekipeve më të mira do të thotë të zgjedhësh njerëzit më të mirë. Kjo ka kuptim.
Vendosni inxhinierin më të mirë plus një MBA, hedhni një PhD, dhe krijuat ekipin!
Ekip i përsosur, apo jo?
Sipas fjalëve të Julia Rozovsky, menaxherit të Google Analytics për njerëzit, “Ne kishim gabuar”.
Pra cilat janë 5 tiparet më të rëndësishme?
1. Besueshmëria. Anëtarët e ekipit marrin gjërat në kohë dhe i përmbushin pritjet.
2. Struktura dhe qartësia. Ekipet me performancë të lartë kanë qëllime të qarta dhe kanë role të përcaktuara mirë brenda grupit.
3. Kuptimi. Puna ka rëndësi personale për secilin anëtar.
4. Ndikimi. Grupi beson se puna e tyre është e qëllimshme dhe pozitivisht ndikon në të mirën më të madhe.
5. Siguria psikologjike. Google gjeti se ekipet me mjedise psikologjikisht të sigurta kishin punonjës që kishin më pak gjasa të largoheshin, më shumë gjasa për të shfrytëzuar fuqinë e diversitetit dhe përfundimisht ata që ishin më të suksesshëm.
Përpilimi i ekipit të përsosur është më shumë subjektive sesa do të donim, por përqëndrimi në këto pesë përbërës rritë gjasat që ju do të ndërtoni një ekip ëndërrash./B.Ek.