Shtrenjtohen kreditë në Kosovë, bankat rreth 108 milionë € fitime të pastra deri në shtator

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitime të pastra prej 107.7 milionë euro vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2022.

Sipas raportit të BQK-së për sistemin financiar deri në shtator 2022, gjatë muajve të fundit vërehet rritje e normave të interest në kredi që aplikohen nga bankat komerciale, ku norma mesatare e interest në kredi ka shkuar në 6.3%, përderisa më herët ka qenë nën 6%.

Sipas BQK-së, kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5%.

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9%, apo me një dallim prej 4.4% në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi./front/

Artikulli paraprakKUPTIMI LITERAL DHE TERMINOLOGJIK I LIDERSHIPIT DHE LIDHJET NDËRMJET TYRE- Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA
Artikulli tjetërSi ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?

Comments are closed.