Kush shpenzon diçka për Allahun, atij Allahu ia zëvendëson me atë më të mirën nga lloji i asaj që e shpenzoi, atij i bëhet mirë sipas llojit që bëri mirë, i jepet sipas asaj që ka dhënë, si shpërblim përkatës të veprave të tij.
Erdhi një burrë me devenë e tij me kapistër dhe tha:
“O i Dërguar i Allahut, këtë deve po e jap për hir të Allahut”, kurse i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia ktheu: “Për këtë deve që po e jep do të fitosh Ditën e Kiametit shtatëqind deve të gjitha me kapistër. ”
Me një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:
“Kush e liron një skllav mysliman, Allahu atë që e liroi skllavin do ta lirojë nga zjarri i xhehenemit, çdo gjymtyrë të tij për çdo gjymtyrë të liruar të skllavit, madje organin e tij për organin e liruar të skllavit. ”
Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Nuk ia mbulon një të metë robi robit vetëm se Allahu do t’ia mbulojë të metat e tij Ditën e Kiametit”; mbulimi i cekur në hadith për qëllim e ka mbulimin gjithëpërfshirës të të metave dhe gabimeve të robit.
Kurse Ebu Seid El-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:
“Ai mysliman që e mbulon/vesh një mysliman të zhveshur, Allahu do ta veshë me rroba të gjelbra prej xheneti, ai mysliman që e ushqen një mysliman të uritur, Allahu do ta ushqejë me pemë të xhenetit, ai mysliman që i jep të pijë një myslimani të etur, Allahu do t’i japë të pijë prej mushtit të pastër të mirë.”
Çështja nuk përfundon me kaq, po ajo madje e tejkalon këtë deri në atë gradë saqë shpërblimin e shton edhe më tepër gjendja e atij që e merr sadakanë. Sipas masës së gëzimit që fiitet në zemrën e tij dhe sipas masës së vështirëve që largohen prej tij dhe sipas masës që i lehtësohen gjërat që e ngushtojnë atë dhe sipas ndihmesës dhe mbulimit të të metave që i bëhen atij, aq e merr edhe shpërblimin sadakadhënësi prej Allahut, dhe argument për këtë është hadithi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili thotë:
“Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e Ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, Allahu atij do t’ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një të metë) myslimanit, Allahu atij do t’ia mbulojë në këtë dhe në botën tjetër. Allahu do t’i ndihmojë robit, derisa ai t’i ndihmojë vëllait të vet. ”
Dhe njashtu ijala e tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:
“Kush e takon një vëlla mysliman me diçka që ai e do dhe me të fut gëzim në zemrën e tij, Allahu do ta gëzojë Ditën e Kiametit. ”
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, lajmëroi për diçka të tillë dhe tha:
“Ishte një tregtar që u jepte borxh njerëzve dhe kur e shihte se ndonjëri nuk mundej ta kthente borxhin i thoshte djelmoshave të tij: “Faljani, ndoshta neve Allahu do të na falë! Me të vërtetë Allahu ia fali. ”
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, po ashtu tha:
“Një njeri nuk kishte bërë vepra të mirë asnjëherën5, përveçse njerëzve u jepte borxh dhe djalit të tij i thoshte.
“Merrja borxhin atyre që kanë mundësi ta kthejnë dhe lëri ata që janë të ngarkuar me borxhe dhe faljua atyre e ndoshta Allahu na fal neve.” Kur ndërroi jetë, Allahu i tha: “A ke vepruar ndonjë të mirë ndonjëherë? ” U përgjigj: “Jo, përveçse unë u jepja borxh dhe e kisha një djalë dhe kur e dërgoja ta marrë borxhin i thosha: “Merre borxhin prej atij që ka mundësi ta kthejë dhe lëre atë që nuk ka mundësi dhe është i ngarkuar me borxhe dhe falja, ndoshta Allahu nafal neve. ” Allahu i tha: “Edhe Unë ta fala ty. ” Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha:
“Allahu e mori në llogari një prej robërve të Vet që i kishte pasur dhënë pasuri dhe i tha: “Çfarë bëre në dynja?” Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Allahut nuk mund t’i fshehin asnjë fjalë.” (En-Nisa: 42). Robi tha: “O Zot, unë nuk veprova asgjë të mirë, përveçse që kisha pasuri dhe bëja shitbleije me njerëzit dhe prej moralit tim ishte që t’ua lehtësoj (në gjëra të imta) atyre që kishin mundësi ta kthejnë borxhin kurse atyre që nuk kishin mundësi ta kthejnë borxhin t’ua shtyj afatin e kthimit.” Allahu tha: “Unë jam më meritor sesa ti (në falje dhe mëshirë). Faljani robit Tim.” Ukbe ibën Amir El-Xhuhenij dhe Ebu Mesud El-Ensarij thanë: “Kështu e dëgjuam prej gojës së të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të!
Lum për atë që e sheh madhështinë e mëkatit dhe mangësitë e veta ndaj Zotit të tij. Andaj blije veten, shpeshtoje sadakanë që të bëhet flijim për veten e lehtësim për hallet e tua, largim i vështirësive në varrin tënd dhe asaj që të pret kur do ta takosh Zotin tënd. Sot ka vepër dhe s’ka llogari, kurse nesër s’do ketë vepër po do të jepet llogari:
“Kë e kthejnë prapa veprat e tij, nuk mund ta ngritë dhe ecën para prejardhja e tij. ”