Bindja dhe dëgjueshmëria ndaj njerëzve në përgjegjësi, dhe hartimi i ligjeve dhe rregulloreve, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me biznesin janë obligative, përderisa nuk shkelin dhe dhunojnë ligjet e Allahut të Lartësuar. Biznesmenët duhet të jenë në koordinim me ligjet, me qëllim që të shmangin rastet e shpifjes, burgimit, konfiskimet, ngrirjes së biznesit e kështu me radhë. Ata duhet t’i përmbushin detyrat e tyre dhe të fitojnë hakun e tyre përmes mjeteve dhe mënyrave ligjore.
Bindja dhe dëgjueshmëria ndaj njerëzve kompetentë është një obligim që nxirret nga fjalët e Allahut të Lartësuar:
“O ju që besuat, nënshtrojuni Allahut, dhe nënshtrojuni të Dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës sëfundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En-Nisa: 59)
Një obligim i tillë gjithashtu nxirret edhe nga hadithi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel- lem], i cili transmetohet nga Ibn Omeri [radi- jallahu anhu]. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte pyetur për gjykimin e njerëzve në udhëheqje, të cilët i marrin të drejtat e tyre tërësisht, por abstenojnë nga përmbushja e obligimeve të tyre. Në fillim, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk dha ndonjë përgjigje, por kur ai u pyet vazhdimisht, u përgjigj:
“Dëgjoni dhe binduni atyre, pasi mbi ta do të jetë barra (për të bërë drejtësi) dhe mbi ju do të jetë barra (për t’iu bindur dhe dëgjuar).”
Distancimi nga sanksionet e imponuara prej shtetit prodhon stabilitet për biznesmenët. Ata duhet të shmangin ndëshkimet e gjobave të rënda, zhvatjen e pasurisë dhe ndërprerjen e aktiviteteve. Kështu, njerëzit e biznesit do t’i kenë bizneset e mbrojtura dhe mendjet e qeta.