Nga Shoqata e prodhuesve dhe shitësve të automjeteve (SMMT) njoftuan se në Britani të Madhe në prill janë shitur katër mijë automjete të reja, që është më së paku nga viti 1946
Shitja e automobilave në Britani të Madhe muajin e kaluar ka rënë në nivelin më të ulët në 74 vitet e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Shoqata e prodhuesve dhe shitësve të automjeteve (SMMT) njoftuan se në Britani të Madhe në prill janë shitur katër mijë automjete të reja, që është më së paku nga viti 1946.
Shitja e automobilave në këtë vend muajin e kaluar ka qenë më pak për 97 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Në Britaninë e Madhe vitin e kaluar janë shitur gjithsej 2.3 milionë automobila, ndërsa pritjet për këtë vit janë rreth 1.68 milionë.
Industria e automjeteve është një nga sektorët më të prekur rëndë nga pandemia globale e COVID-19.
Kompanitë e automobilistike po ashtu duhet të pezullonin prodhimin për shkak të masave kufizuese të marra për të luftuar virusin.