Shaljanët inkurajohen të kultivojnë bimët mjekësore

Qeveria lokale e Mitrovicës u ka bërë thirrje fermerëve të kësaj ane, sidomos atyre të Shalës së Bajgorës, që të kultivojnë dhe të prodhojnë bimët mjekësore, meqë terreni është shumë i përshtatshëm për kultivimin e tyre dhe fitimi shumë i mirë.
 
Po ashtu, Komuna ka premtuar se në kuadër të një projekti të përbashkët me kompaninë “Agroprodukt” do t’i mbështesë ata me trajnime, këshillime e fidanë.
 
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Nasuf Aliu, dhe drejtori i kompanisë në fjalë, janë takuar me fermerët më të dalluar të Mitrovicës, të cilët i kanë njoftuar për projektin e përbashkët që do të realizohet në territorin e komunës, e i cili parasheh që fillimisht të kultivohen tri bimë mjekuese, e më vonë edhe lloje të tjera.kohaislame
Artikulli paraprakInvestimi 400 milionësh në rrezik
Artikulli tjetërMüller do të lobojë që bizneset gjermane të investojnë në Kosovë