Në tregun e këmbimit valutor në vend, këtë fundjavë leku ka forcuar ndjeshëm pozitat në këmbim me euron, krahasuar me fillim javën.
Mesi i muajit prill, që përkon me rritjen e fluksit të emigrantëve që vijnë për të festuar Pashkët, por edhe të turistëve të shumte që vizitojnë vendin në këtë sezon pranveror, e ka zbritur euron në kuotën e 135.42 lekëve ose 0.11 lekë më pak se një ditë më parë.
Ekspertet shprehen se oferta e lartë për valutë në sezonin e verës, që do të pasojë muajit në vijim, për shkak të prurjeve të emigrantëve e turisteve, mund ta zhvlerësojë monedhën e përbashkët euro, edhe deri në 133 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka shënuar të katërmbëdhjetën ditë radhazi me rënie. Ndërsa dollari është forcuar me 0.14 lekë, duke u këmbyer me 127.43 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë përgjithësisht, ecuria e kursit USD/Eur në tregjet ndërkombëtare reflektohet kryesisht në kursin Dollar/Lek në vend.