Hoteli “Narcis” në Brezovicë nuk punon tash pesë-gjashtë vjet, që kur u zhvendos prej tij policia ndërkombëtare, kurse gjatë dimrit të sivjetshëm për herë të parë nuk punoi as ski-qendra.
Kështu shkruan “Danas” i Beogradit, duke akuzuar autoritetet e Kosovës për përpjekjet, siç thotë, të dështuara që “me pëlqimin e Kombeve të Bashkuara të privatizojë Brezovicën”. Sipas kësaj gazete banorët serbë të Shterpcës, që janë shumicë, penguan këtë përpjekje.
Po sipas kësaj gazete, “për privatizimin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë kanë të drejta si Agjencia e Privatizimit të Republikës së Serbisë, ashtu edhe Agjencia e Privatizimit të Kosovës”.
Ajo qenka e regjistruar në AP të Serbisë më 2008, me emrin “Ski-center Brezovica doo, me seli në Beograd. Ndërmarrja e Skitarisë e Serbisë paska 17,67 për qind të aksioneve, kurse themelues tjetër i saj qenka hollding kompania “Fond Indeks Intereksport” ad me 82.33 për qind të Brezovicës.
Agjencia Kosovare e Privatizimit muaj më parë ka shpallur thirrjen për investitorë të interesuar që ta marrin me koncesion këtë qendër turistike.kohaislame