Sektori i automobilistikës turke thyen rekord në eksporte

Sektori automobilistik, që është sektori lider i eksporteve turke, në muajin tetor ka arritur vlerën më të lartë të eksportit në bazë mujore që nga viti 2008 e këtej.

 

Sipas të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludağ” (OİB) eksporti i sektorit automobilistik është realizuar në vlerën e 2 miliardë e 190 milionë dollarëve, duke regjistruar një rritje prej 8,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për periudhën janar-tetor 2016 eksporti i automobilistikës u rrit me 10,8% dhe kapi shifrën e 19 miliardë e 269 milionë dollarëve. Rritja e eksportit të automobilistikës në muajin tetor e tregoi veten edhe në bazë të vendeve, me të cilat ka pasur rritje më të madhe të eksporteve.

Në vend të parë renditet Gjermania me 411 milionë dollarë duke shënuar një rritje prej 35%. Gjermania përbën edhe tregun më të madh të këtij sektori dhe në rritjen kaq shumë të eksporteve drejt këtij vendi kanë ndikuar rritja me 191% e eksportit të automobilave (autoveturave) dhe rritja me 35% e eksportit të autobusëve-midibusëve-minibusëve.

Tregu i dytë më i madh i sektorit turk të automobilistikës është Italia. Eksportet ndaj këtij vendi janë arritur me 49%, kurse ndaj Francës, tregu i tretë më i madh, janë rritur me 13%.

 

Artikulli paraprakMafia e minierave po keqpërdor licencat
Artikulli tjetërMinistri turk i bujqësisë paralajmëron për luftë botërore ushqimore