Nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.
Samsung dëshiron që tu shesë juve një telefon Galaxy dhe nuk i intereson sesa jeni të gatshëm të paguani për një të tillë. Dy telefonët me palosje dhe tre modelet Galaxy S20 kushtojnë mes 1,000 deri në 2,000 dollarë.
Nëse këto telefonë janë të paarritshëm për ju, atëherë provoni një prej gjashtë modeleve të vjetra Galaxy S20 dhe Note 10. Ato shiten për 600 deri në 1,000 dollarë.
Por nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.
Linja e re Galaxy e Samsung përmban modelet: A01, A11, A21, A51, A51 5G dhe A71 5G. Secili model ka specifika të ndryshme sipas çmimit por të gjithë vinë me Android dhe karta microSd për më shumë memorie.
Galaxy A01 dhe A11 (110 – 180 dollarë)
Me një çmim prej 110 dollarësh, A01 është më pak i kushtueshmi. Ka ekran 5.7-inç HD 720p me një kamër selfie “notch.” Në pjesën e pasme merrni një kamër të dyfishtë një kryesore dhe një sensor thellësie për fotot portret.
Bateria prej 3,000 mAh mund të mbajë telefonin funksional gjatë gjithë ditës por nuk ka një sensor të shenjave të gishtërinjve. Me të merrni vetëm 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme prandaj mos prisni që të përballë aplikacione e lojëra intensive.
Nëse kërkoni ekran më të madh vjen A11 me çmim prej 180 dollarësh. Ekrani 6.4-inç ka rezolucion 720p dhe në vend të një “notch” telefoni ka kamër selfie “hole-punch.” Madje në kamerat e pasme ka edhe një sensor “ultra-wide” 5-megapiksel. Bateria është më e madhe prej 4,000 mAh dhe memoria 32GB. Por mbeteni me 2GB RAM megjithatë ka një sensor të shenjave të gishtërinjve.
Galaxy A21 dhe A51 (250 – 400 dollarë)
A21 kushton 250 dollarë dhe ka ekran 6.50inç HD 720p me kamër selfie 13-megapiksel “hole-punch.” Kamera e pasme ka katër lente: 16-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultrad-wide, një sensor thellësie për foto portret dhe një sensor macro. Bateria, memoria dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve mbetet i njëjti por përfitoni nga teknologjia e karikimit të shpejtë. Memorie RAM është 3GB.
A51 kushton 400 dollarë dhe ka një ekran Full HD 1080p me madhësi 6.5-inç. Telefoni ka sistem të ngjashëm prej katër kamerash të A21 por sensori kryesor është 48-megapiksel. Sensori i shenjave të gishtërinjve është vendosur nën ekran ashtu si shumë flagshipë të Samsung si dhe merrni 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme me këtë telefon.
Galaxy A51 dhe A71 (500 – 600 dollarë)
Samsung ka vendosur të shesë një tjetër version të A51 por me një modem 5G në të duke ju siguruar akses në internet më të shpejtë kurdo që të bëhet i disponueshëm. Memorie RAM dhe bateria kanë kapacitet më të larta si 6GB dhe 4,500 mAh respektivisht.
Së fundi vjen A71 5G. Është më i fuqishmi nga të gjithë modelet dhe ka kamër kryesore 64-megapiksel dhe ekran full HD 6.7-inç. Me këtë telefon Samsung ofron teknologjinë 5G në bandën nën-6Ghz dhe mmWave. Ka të njëjtin procesor Exynos 980 si Galaxy A51. /PCWorld Albanian