SADAKAJA SADAKADHËNËSIT I BËN HIJE DITËN E KIAMETIT

Dita e Kiametit përshkruhet si tepër e nxehtë, nxehtësi që nuk mund të përshkruhet, kurse robërit e Allahut do të qëndrojnë në këmbë për një periudhë kohore prej pesëdhjetë mijë vjetëve pa ngrënë dhe pa pirë, dielli qëndron vetëm një milje largësi mbi kokat e tyre, toka laget nga djersët e tyre, madje arrin deri në shtatëdhjetë parakrahë e pastaj rritet edhe më shumë, njerëzit do të jenë në djersë sipas veprave të tyre, disa deri te nyja e këmbës, e disa të tjerë deri në gjunjë, disa deri në bel, e disa do të mbulohen nga djersët derisa të mos lëvizin.

Në mesin e tyre janë disa të tjerë me vepra madhështore dhe grada të larta dhe nuk vuajnë nga asnjë vështirësi e asaj Dite, e aty bëjnë pjesë edhe ata që kanë dhënë sadaka dhe sipas argumenteve që kanë ardhur ata janë nën hijen e sadakasë së tyre dhe ajo i ruan nga vapa e të nxehtit dhe i mbron nga i nxehti i diellit, dhe ndër to hadithi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili thotë:

“Çdonjëri do të jetë nën hijen e sadakasë së vet derisa të gjykohet mes njerëzve. ”

Çështja nuk përfundon vetëm se me kaq, po kur njeriu borxhliut ia lehtëson apo atij borxhin ia fal dhe kur sadakanë e tij e fsheh, kjo e bën që Allahu ta fusë nën hijen e arshit të Tij, duke u bazuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:

“Kush ia lehtëson borxhliut të vet apo ia fal atij do të jetë nën hijen e arshit Ditën e Kiametit. ”

Po ashtu me një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Shtatëgrupe Allahu do t’ifutë nën hijen e Tij në një ditë ku nuk ka hije përveçse hijes së Tij – e ndër ta e ceku – ai që dha sadaka dhe atë e fsheh derisa dora e majtë e tij nuk e di se çfarë dha dora e djathtë e tij. ”

Të parët tanë e kuptuan mirë këtë çështje dhe u përkujdesën fort që të japin sadaka dhe të shpenzojnë në atë që është i kënaqur Allahu.

Ndodhitë nga jeta e tyre janë aq shumë saqë nuk mund të përkufizohen në numër, e ndër to rasti i Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur ishte udhëheqësi i myslimanëve ia dërgoi Ebu Ubejdes katërqind dinarë nëpërmjet një djaloshi dhe i tha: “Rri disa çaste në shtëpi të tij dhe shiko se çfarë po vepron me ato të holla.” Djaloshi shkoi me të hollat tek Ebu Ubejde dhe i tha: “Udhëheqësi i myslimanëve t’i dërgoi këto dhe të urdhëron t’i shpenzosh për nevojat e tua.” Ebu Ubejde tha: ‘Allahu ia ktheftë me të mira dhe e mëshiroftë.” Pastaj i tha shërbëtores së vet: “Eja këtu dhe shko te filani dhe dërgoja shtatë dinar dhe tek filani pesë” derisa i harxhoi dhe djaloshi u kthye tek Omeri dhe e lajmëroi, e ndërkohë Omeri kishte përgatitur edhe për Muadhin katërqind dinar dhe djaloshit i tha: “Shko te Muadhi dhe ndalu disa minuta në shtëpinë e tij dhe shikoje se çfarë po vepron me këto të holla.” Shkoi tek Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha: “Udhëheqësi i myslimanëve t’i dërgoi këto dhe të urdhëron t’i shpenzosh për nevojat e tua.” Muadhi tha: “Allahu ia ktheftë me të mira dhe e mëshiroftë.” E thirri shërbëtoren e vet dhe i tha shko te filani me kaq, te shtëpia e filanit me kaq dhe te shtëpia e filanit me kaq. Ndërkohë erdhi gruaja e vet dhe tha: “Burri im, pasha Allahun ne jemi të mjerë dhe lër diçka edhe për neve”, kurse Muadhit në qese nuk i kishin pas mbetur vetëm se dy dinar dhe ato ia dha gruas së vet, kurse djaloshi u kthye tek Omeri dhe kur e lajmëroi u gëzua dhe tha: “Ata janë vëllezër njëri me tjetrin.”

Merthed El-Muzeni, Allahu e mëshiroftë, nuk i ikte ditë pa dhënë diçka si sadaka. Nuk dilte nga xhamia vetëm se në mangën e tij kishte ose të holla ose bukë ose grurë, a kishte raste kur në mëngë bartte edhe qepë dhe i thuhej atij: Kjo mund që rrobën ta bëjë pis, kurse ai ua kthente: Nuk gjeta në shtëpi diçka tjetër që të jap sadaka përpos qepës dhe më ka rrëfyer një prej shokëve të Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sadakaja i bën hije besimtarit Ditën e Kiametit. ”

Shebib ibën Shejbe, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Ishim rrugës për në Meke dhe me vete bartnim ushqim. Rrugës na ndali një endacak shkretëtire dhe me vete e kishte një shërbëtore dhe na tha: ‘0 ju njerëz, a di ndonjëri prej jush ta lexojë librin e Allahut e të më shkruan një letër?’ I thamë: ‘Merr diçka nga ushqimi ynë derisa ta shkruajmë atë që e do.’ U përgjigj: ‘Jam me agjërim.’ U çuditëm se si agjëron në atë shkretëtirë të nxehtë dhe kur përfunduam me ushqimin e thirrën dhe i thamë: ‘Çfarë dëshiron të shkruajmë?!’ Tha: ‘O ti njeri! Dynjaja ka qenë dhe unë nuk kam qenë në të dhe do të jetë dhe unë s’do të jem aty, unë doja ta liroj robëreshën për hir të Allahut dhe për ditën e vështirë! A e di se ç’është dita e vështirë? Lexoje ijalën e Allahut: “Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?” (El-Beled: 11-12); andaj shkruaj atë që ta them dhe mos shto asnjë shkronjë më tepër: ‘Këtë robëreshë, shërbëtoren time, e liroj për hir të Allahut dhe ditës së vështirë.’ Shebibi thotë se u ktheva në Bagdad dhe ia rrëfeva ngjaijen Mehdiut dhe më tha: Do të lirohen njëqind deve për marrëveshjen e endacakut.”

Artikulli paraprakRënie e theksuar e eksporteve gjermane pas mbylljes së kufijve
Artikulli tjetërCila është mosha ideale për të nisur një biznes?