SADAKAJA PËR SADAKADHËNËSIN ËSHTË THESAR DITËN E KIAMETIT

Veprat do të peshohen Ditën e Kiametit dhe atë ditë njeriu do të jetë më së shumti nevojtar për vepra të mira që e rëndojnë peshoren dhe i japin lumturinë dhe shpëtimin. Allahu thotë:

“Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.” (El-Muminun: 102-103) Sadakaja është vepër madhështore për të cilën i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, lajmëroi se njeriu e deponon për të nesërmen e tij dhe e ruan për veten e tij dhe atë e gjen te Zoti i tij kur do të shkojë tek Ai dhe do të qëndrojë para Tij dhe në këtë aludon fjala e Allahut:

“Dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai tjua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do tëjetë më e mirë dhe më e shpërblyer.” (El-Muzemil: 20)

Dhe po ashtu ajeti:

“Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është epërhershme. ” (En-Nahl: 9) Kurse hadithet që aludojnë se sadakaja është thesar për pronarin e saj janë ë shumta e ndër to fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:

‘7 biri i Ademit thotë: Pasuria ime, pasuria ime! Tha: O i biri i Ademit! Çfarë të ka ngelur nga pasuria jote, përveçse asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, apo që e ke veshur dhe është vjetërsuar, apo e ke shpenzuar dhe që ka kaluar!”132

Me një transmetim tjetër:

“Prej pasurisë së tij fiton tri gjëra: Ajo që e hëngri dhe ka mbaruar, që e veshi dhe u vjetërsua,atë që e dha dhe përfitoi (e deponoi për ahiret), kurse çdo gjë jashtë saj mbetet për njerëzit (trashëgimtarët e vet). ”133

Madje i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e llogariti sadakanë si pasuri reale dhe të vërtetë të robit dhe tha:

“Cilit prej jush pasuria e tij është më e dashur sesa pasuria e trashëgimtarit të vet?” I thanë: O i Dërguar i Allahut, çdonjëri prej nesh e do pasurinë e vet më shumë se pasurinë e trashëgimtarit të vet. Atëherë tha: “A jeni të sigurt në atë që e thoni. ” U përgjigjën: “Nuk kemi dijeni më tepër se kjo, o i Dërguar i Allahut! I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha: “Nukka njeri prej jush vetëm se pasuria e trashëgimtarit të vet është më e dashur për të sesa pasuria e tij. ” I thanë: Na trego se si, o i Dërguar i Allahut? I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha: “Pasuria juaj është ajo që është dhënë (për Allahun) kurse pasuria e trashëgimtarit është ajo që ka mbetur (që është ruajtur dhe nuk është shpenzuar dhe ata e kanë trashëguar). ”

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, përkujdesej që këto porosi t’ua mbjellë në shpirt shokëve të tij. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, urdhëroi të theret një dele dhe mishi i saj të shpëmdahet nëpër komshinj. Thotë se unë e thera delen dhe mishin e shpëmdava nëpër komshinj dhe të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia ruajta krahun, ajo ishte pjesa e deles më e dashur për të, dhe kur u kthye në shtëpi, Aisha i tha të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se prej deles së therur nuk mbeti gjë përveçse krahut, kurse i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i tha:

“Më mirë të themi se ka mbetur krejt përveçse krahut (d.m.th. mbeti si lëmoshë dhe bamirësi dhe ajo që realisht nuk mbeti është krahu i deles). ”

Sahabët e kuptuan mirë mesazhin e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, andaj edhe njiheshin si asketë ndaj dynjasë dhe e shpeshtonin dhënien e sadakasë. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, na urdhëroi të japim sadaka dhe atë ditë kisha para. Thashë me vete: ‘Këtë ditë do t’ia kaloj Ebu Bekrit.’ Erdha me gjysmën e parave dhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “A ke lënë diçka për familjen. ” I thashë: ‘Lashë të ngjashëm me të.’ Pastaj erdhi Ebu Bekri me gjithë paratë e tij që i kishte dhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha: “A ke lënë diçka për familjen. ” Tha: Atyre ua lashë Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Thashë me vete: ‘Nuk garoj me ty në asgjë më asnjëherë.”

Othmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me pasurinë e vet e përgatiti ‘ushtrinë e vështirësisë’ në luftën e Tebukut për të luftuar romakët dhe bleu pusin e Rumijes dhe tokën përballë xhamisë për ta zgjeruar atë.

Talha ibën Ubejdullah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një ditë jepte lëmoshë njëqindmijë dërhem, ditën tjetër katërqind mijë dërhem, një ditë tjetër e shiti tokën e tij shtatëqind mijë dërhem dhe ato para mbetën me të edhe natën, nga frika se

mbetën me të pa i shpëmdarë nuk e zuri gjumi tanë natën dhe të nesërmen sapo u zgjua nga gjumi i shpëmdau menjëherë ato para.

Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, jepte aq shumë derisa e fut edhe në borxhe që ia bllokuan pasurinë e tij.

Abdurrahman ibën Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e dëgjoi të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se nxiste për sadaka dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, i posedoj katërmijë dhe dy mijë i jap për Allahun dhe dy mijë për familjen time. Një ditë tjetër i dha sadaka dyzetmijë, pastaj një ditë tjetër dyzet mijë dinar, dhe i ndihmoi luftëtarët në rrugën e Allahut me 500 kuaj dhe 1500 deve.

Seid ibën Amir El-Xhumehij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur ishte përgjegjës i Himsit, Omeri ia dërgoi njëmijë dinar t’i shpenzojë për nevojat e tij personale. Gmaja e tij tha: Falënderimi i takon Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Seidi ia kthehu: A ke ndonjë propozim më të mirë se ky? T’ia japim Atij që na kthen, atëherë kur kemi më shumë nevojë Për të. Ajo ia kthehu: Po bën. E thirri një burrë të besueshëm Prej familjes dhe i shpëmdau nëpër qese dhe i tha: Këto dërgoja të vesë së filanit, këto jetimëve të filanit, këto të varferve të filanit dhe këto atyre që kanë nevojë prej filanit. Mbeti pak diçka nga ato dinar dhe i tha grua shpenzoji edhe këto dhe u kthye në punë. Ajo ia kthehu: A nuk po e blen një shërbëtor për neve?! Çfarë bën me ato para? Ai ia kthehu: Do të vjen atëherë kur ke më së shumti nevojë.

Rastet e tyre, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për sa i përket asketizmit në dynja dhe përkujdesjes për ahiretin nuk mund të numërohen. Andaj o ti rob i Allahut, bëhu i mençur dhe lër gjurmë për ahiretin tënd, sepse ahireti është më meritor se dynjaja dhe ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përhershme.

Artikulli paraprakSfida e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë
Artikulli tjetërCoronavirusi ktheu shumë punëtorë në shtëpitë e tyre, ndoshta përgjithmonë