SADAKAJA I SHKON TË VDEKURIT DHE I VDEKURI PËRFITON PREJ SAJ

Jeta për njeriun është vend i sprovës dhe i mundësisë për të vepruar në të, kurse me vdekjen e tij i ndëipritet vepra dhe i ndalet përfitimi. Pas vdekjes së tij nuk i mangësohen të mirat e tij, e as që i shtohen ato, përveçse nëse i bën disa vepra të veçanta që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet se ato i shkojnë të vdekurit dhe nga to përfiton pas vdekjes së tij. Një prej veprave madhështore dhe më të dalluara në mesin e atyre veprave është sadakaja nga e cila përfiton i vdekuri edhe pas vdekjes së tij, pavarësisht se ajo a jepet për ta ndihmuar fenë apo për ta lehtësuar gjendjen e nevojtarëve apo për ndonjë lloj tjetër bamirësie. Argumentet që aludojnë në të janë të shumta e ndër to: I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna (shpërblimi i saj), përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Katër personave u shkojnë shpërblimet pas vdekjes: atij që ka bërë roje për hir të Allahut, atij që ka bërë një vepër dhe shpërblehet për veprën e tij çdoherë kur veprohet me të, atij që ka dhënë lëmoshë dhe shpërblimet i shkojnë derisa ajo të rrjedh, dhe atij që ka lënë pas vete fëmijë të mirë që lutet për prindërit e vet. ”

Në disa prej haditheve përmenden dhe numërohen edhe disa prej llojeve të sadakasë së vazhdueshme , e ndër to:

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Veprat dhe gjurmët e mira që i takon besimtari pas vdekjes së tij janë: dija që ia ka mësuar dikujt dhe e ka shpëmdarë, pastaj fëmijën e mirë që e ka lanë dhe bën dua për të, pastaj mus’hafin që ia ka trashëguar ndokujt, xhaminë që e ka ndërtuar, strehimoren që e ka ndërtuar për udhëtarët dhe kalorësit, lumin të cilin e ka hapur, apo lëmoshën që e ka dhënë prej pasurisë së tij, duke qenë i gjallë dhe me shëndet të mirë, tëgjitha i takon pas vdekjes së tij. ”

Me një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Shtatë gjëra i shkojnë të vdekurit pas vdekjes duke qenë ai në varrin e tij — ndër to përmendi – lumin të cilin e ka hapur, pusin që e ka gropuar, pemën që e ka mbjellë, xhaminë që e ka ndërtuar apo mus ’hafin që e ka trashëguar. ”

Sadakaja e rrjedhshme, si vakëfi apo të ngjashëm me të, janë nga gjurmët e robit dhe nga veprat e tij dhe Allahu lajmëroi se ato do t’ia shënojë atij. Allahu thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.” (Jasin: 12); që nënkupton se Allahu i shënon veprat e robit që i ka bërë në dynja dhe gjurmët e atyre veprave që i ka lënë pas, e nëse ato janë të mira robi shpërblehet me mirësi e nëse janë të këqija atëherë shpërblehet sipas veprave që i ka vepruar.

Seid Kutubi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Çdo vepër që e kanë vepruar duart e tyre dhe çdo gjurmë që e kanë lënë veprat e tyre, të gjitha shënohen dhe llogariten, asgjë nga ato nuk ikën dhe nuk harrohet.”

Ebu Saud, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Me fjalën (shënojmë veprat që kanë bërë) nënkuptojmë se shënohen veprat që i kanë bërë nga të mirat dhe të tjerat dhe gjurmët e tyre që kanë mbetur nga veprat e mira, si: dituria që e kanë shpëmdarë apo librin që e kanë shkruar apo vakëfin që e kanë lënë apo xhaminë që e kanë ndërtuar apo rojën për hir të Allahut që e kanë vepruar apo ndonjë vepër tjetër bamirëse, dhe po ashtu, nga veprat e këqija si formimi i ligjeve të padrejtësisë dhe armiqësisë apo ngritjen e bazamenteve të së keqes dhe çrregullimit në mes robërve apo diçka tjetër nga llojet e sherrit që i kanë shpikur dhe ligjëruar për ata që vijnë pas tyre nga çrregulluesit në tokë.”

Po të mos kishte pasur sadakaja ndonjë dobi tjetër përveçse kësaj do të mjaftonte për atë që ka mend dhe e dëshiron shpëtimin, andaj o ti që një ditë ke për të vdekur dhe vepra do të ndërpritet, shpresat do të humbin dhe pendimi nuk do të vlejë, brengat do të shtohen, përkujdesu për atë që të bën dobi dhe shpeshtoje dhënien e sadakasë që shpërblimi i saj të të bëjë dobi edhe pas vdekjes sate dhe kjo prej teje është një hua që të ta deponojë Allahu tek Ai.

Artikulli paraprakLindja e mendimit Ekonomik Islam dhe karakteristikat e tij
Artikulli tjetërSi do të dalim nga kjo krizë?