SADAKAJA E PASTRON SHPIRTIN NGA VESET E KËQIJA DHE E ZBUKURON ATË ME VIRTYTE DHE VLERA

Sadakaja e pastron shpirtin nga veset e këqija dhe e mbron atë nga shumë fëlliqësira dhe kurthe të shejtanit. Ndër to numërojmë:

Sadakaja e largon njeriun prej vetisë së koprracisë dhe sëmundjes së lakmisë për të cilën na lajmëroi Allahu se mbrojta prej saj është shkak i shpëtimit: “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (El-Hashr: 9).

Allahu nëpërmjet sadakasë e largon sëmundjen e vetëpëlqimit, mendjemadhësisë, kryelartësisë ndaj të tjerëve dhe të mburrjes para tyre pa të drejtë.

Njashtu sadakaja është një prej shkaqeve që e largon dashurinë e qortuar ndaj vetes dhe e ruan atë që të mos bie në diçka nga adhurimi dhe shenjtërimi i pasurisë dhe kjo bëri që i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të lutet kundër atij që jepet shumë pas saj duke thënë: “U shkatërrua robi i dinarit, u shkatërrua robi i dërhemit u shkatërrua robi i gunës, u shkatërrua robi i kadifes, u shkatërrua dhe ra tatëpjetë dhe nëse i hyn gjemb në këmbë mos pastë kush t ’ia nxjerrë! ”

Në anën tjetër sadakaja e gdhend moralin, e pastron shpirtin dhe e edukon atë mbi virtyte dhe vlera të larta duke e kalitur shpirtin me bujari e fisnikëri dhe duke e mësuar në flijim, dhënie dhe bamirësi ndaj të tjerëve.

Po ashtu sadakaja njeriun e ngrit dhe i ndihmon të dalë fitimtar karshi shpirtit të tij i cili është fort i prirur për të keqen, e frenon shejtanin e tij dhe i rrit ambiciet e tij. Këtë e arrin duke e lidhur njeriun me Zotin e tij, duke e lidhur zemrën e tij me ahiretin dhe duke e bërë asket në dynja dhe duke e zbehur dashurinë ndaj dynjasë në zemrën e tij.

Në këtë aludon fjala e Allahut:

“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!” (Et-Teube: 103 )87 fjala “pastrosh” në ajet aludon në pastrim nga të ligat, mëkatet dhe morali i keq, dhe fjala “rrisësh veprat e mira” në ajet aludon në zbukurimin e shpirtit me virtyte, vlera, mirësi dhe vepra të mira.

Po të mos kishte vlera dhe mirësi të tjera në sadaka, përveçse asaj që e lidh shpirtin me vepra të cilat e afrojnë njeriun tek Allahu dhe e angazhojnë atë me adhurime do të mjaftonte. Disa nga të parët tanë thanë: “Nga sevapi për një të mirë është bëija e një të mire pas saj, kurse nga shpërblimi për një të keqe është bërja e një të keqes pa saj.”89 E sadakaja është ndër ato më të mirat dhe madhështoret.

Artikulli paraprakSADAKAJA ALUDON NË BESIM TË SINQERTË DHE BINDJE TË FUQISHME DHE MENDIM TË MIRË PËR ALLAHUN
Artikulli tjetërSADAKAJA ËSHTË DERË HYRËSE PËR TË GJITHA VEPRAT E TJERA ME KARAKTER BAMIRËS