SADAKADHËNËSI E MERR EDHE SHPËRBLIMIN E ATIJ QË PUNON ME SADAKANË E TIJ

Sa të lumtur janë sadakadhënësit! Kanë ardhur argumente të sakta se ai që jep sadaka dhe shpenzon në rrugë të Allahut e merr shpërblimin e veprës së tjetrit, ku sadakaja e tij ka qenë shkak për atë vepër, kurse shpërblimi i tij do të jetë aq sa e ka ndihmuar tjetrin për ta bërë atë vepër, duke mos pakësuar fare nga shpërblimi i atij që e vepron.

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Kush e ushqen një agjërues i shkruhet shpërblimi sikurse i tij, pa u mangësuar fare shpërblimi i agjëruesit. ”

Me një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Kush e përgatit një luftëtar (me pajisje ushtarake) në rrugë të Allahut edhe ai ka luftuar (e ka shpërblimin e luftëtarit), dhe po ashtu kush kujdeset siç duhet për familjen e luftëtarit që shkon të luftojë në rrugë të Allahut edhe ai ka luftuar. ”

Kuptimi i hadithit është se edhe ai është i njëjtë në shpërblim përderisa ai e përgatiti me pajisje për luftë apo u përkujdes siç duhet për familjen e tij pasi ai shkoi në luftë.,03Me një hadith tjetër që e shënon imam Bejhakiu, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Kush e përgatit një haxhi apo një luftëtar apo për- kujdeset për familjen e tij pasi ai të shkojë apo e ushqen një agjërues, do të marrë shpërblimin sikurse ata pa pakësuar fare nga shpërblimi i tyre. ”

Çështja nuk përkufizohet me këto adhurime, por i përfshin të gjitha adhurimet e tjera, andaj kush ndihmon të realizohet një vepër fiton shpërblim sikurse shpërblimi i atij që e vepron.

Lum për atë që lufton pa shkuar në luftë dhe agjëron duke ngrënë e pirë dhe ia mëson Kuranin të tjerëve dhe e përhap mirësinë dhe thërret në fenë e Allahut në çdo vend edhe atë prej shtëpisë, duke mos prekur me dorën e vet asnjërën nga ato vepra të lartpërmendura, andaj mos e privo veten nga shpërblimi e sevapet dhe vepro sipas asaj që të porositi i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kur tha:

“Shfiytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: ndër to përmendi – pasurinë para varjerisë. ”

Dije se pasuria harxhohet dhe shkon, kurse vepra mbetet përgjithmonë. Askush nuk ka mbetur përgjithmonë me pasurinë e tij dhe nuk ka pasuri e cila ka hyrë në varr bashkë me pronarin e saj, madje ajo është amanet te ti dhe patjetër do të merret prej teje, prandaj pse po e neglizhon një gjë të tillë?

Artikulli paraprakSADAKAJA ËSHTË DERË HYRËSE PËR TË GJITHA VEPRAT E TJERA ME KARAKTER BAMIRËS
Artikulli tjetërSHPËRBLIMII SADAKASË VJEN SIPAS LLOJIT TË VEPRËS