Sa shpenzojnë veturat elektrike?

Me një mesatare të shpenzimit prej 18.4 kWh në 100 kilometra, duke mos i llogaritur humbjet e tjera, shpenzimi i një veture elektrike rritet në 23.6 kWh në 100 kilometra.

Para mbushjes së veturës elektrike gjithashtu ekzistojnë humbjet, e në fund shumicën e tyre i paguan shoferi.

Profesori Thomas Koh nga Instituti për Teknologji në Karlsruhe (KIT), ka përllogaritur sasinë e energjisë së nevojshme për punën e një veture elektrike – nga mbushja e baterisë e deri të vozitja.

KIT gjithashtu ka përllogaritur humbjet e energjisë që zakonisht nuk merren parasysh, e këto humbje janë në linjat e tensionit të lartë, transformimin e rrymës, humbjet në rrjetin shpërndarës dhe gjatë mbushjes së veturës.

Në këtë apo një mënyrë tjetër, të gjitha këto i paguan shoferi apo pronari i veturës. /albinfo/

Artikulli paraprakSituatë anarkike në ecurinë e çmimeve në Kosovë
Artikulli tjetërTë ardhurat e familjeve bien në zonën e OECD