Rritet tregtia me pakicë pothuajse në të gjithë sektorët

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2021

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021, ka rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (67.9%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (35.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (28.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (23.9%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane jo të specializuara (23.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (21.0%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.8%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (4.4%).

Kurse, krahasuar TM2 2021 me TM2 2020 ka rritje: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (58.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (41.0%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.1%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (9.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (6.6%); si dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (4.9%).

Artikulli paraprakA janë puna dhe karriera e njëjta gjë?
Artikulli tjetër“Fit for 55”, Plani i BE-së për energji të pastër