Rritet për gati 20% numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Tëitter, shkruan se 18% më shumë vizitorë të huaj janë shënuar për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës

Plazhet e Shqipërisë tashmë janë bërë një destinacion turistik i vizitorëve të huaj. Shqipëria edhe këtë vit është frekuentuar nga vizitorët e huaj, derisa ka shënuar edhe rritje.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Twitter, shkruan se 18% më shumë vizitorë të huaj janë shënuar për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës.

“Numri i vizitorëve të regjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, shkruan Ministrja Ekonomi.

Artikulli paraprakKartoni i Gjelbërt- Emërohet drejtoreshë e dashura e djalit të Gani Thaçit
Artikulli tjetërAfrohet afati për shlyerjen e borxheve publike