Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë

Në tremujorin e katërt 2020 janë regjistruar gjithsej 2.868 ndërmarrje, e cila paraqet rritje prej 10.60 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rritje për 11.76% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kjo është bërë e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për tremujorin e katërt 2020.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 728 ndërmarrje të regjistruara (25.4%), prodhimi me 354 ndërmarrje të regjistruara (12.3%), aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 286 ndërmarrje të regjistruara (10%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 1.141 ndërmarrje të regjistruara (96.7 %), në kategorinë me 5-9 të punësuar 63 (2.2%), në kategorinë me 10-19 të punësuar 21 (0.7%), në kategorinë me 20-249 të punësuar 11 ndërmarrje të regjistruara (0.4%), ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka pasur ndonjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, mbizotëron Prishtina me 897 ndërmarrje (31.3%), Ferizaj 254 (8.9%), Prizreni 200 (7%), Gjilani 161 (5.6%), Peja 132 (4.6%), dhe Fushë Kosova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Artikulli paraprakSi të shmangim zhgënjimin nga blerjet online në rrjetet sociale, si Facebook dhe Instagram?
Artikulli tjetërFMN apelon që të ndihmohen vendet e varfëra